LAJMI I FUNDIT:

Fileto e pjekur në

Fileto e pjekur në

Për 6 persona

Materialet


Për fileton e pjekur
* 1 kg. fileto viçi
* 15 gr. gjalpë pa kripë
* 1 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 e kuqe veze e rrahur lehtë
* 2 lugë gjelle kripë e trashë
* piper i zi

Për "guackën" prej kripe
* 500 gr. kripë e trashë
* 4 lugë thimar
* 1 lugë gjelle rozmarinë
* 150 ml. ujë
* 400 gr. miell
* 2 të bardha vezësh.

Përgatitja

1. Përgatisim "guackën" prej kripe të paktën 3.5 orë përpara se fillojmë pjekjen. Së pari, zbrazim në enën e mikserit kripën dhe erëzat dhe i përziejmë. Më pas shtojmë të bardhat e vezëve dhe ujin e vazhdojmë rrahjen. Hedhim pak nga pak miellin dhe e rrahim masën e krijuar në mikser për 2-3 minuta derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme, e fortë dhe jo ngjitëse. Por nëse ngjit, atëherë shtojmë pak miell. Mbulojmë brumin me letër që nuk ngjit dhe e lëmë që të "shlodhet" në një cep të kuzhinës për 3-24 orë.

2. Pastrojmë filetot me letër kuzhine. Ngrohim gjalpin dhe vajin në zjarr me temperaturë mesatare dhe skuqim në to filetot për 2-3 minuta nga çdo anë.

3. Gradojmë furrrën në 190 gradë celsius. Hapim brumin mbi një sipërfaqe të lyer me miell dhe realizojmë një petë me madhësi 26×30 centimetra. I palosim petët më dysh dhe i mbyllim mirë në anë. Më pas i vendosim filetot në skarë. Shtojmë në të kuqet e vezëve 112 lugë ëmbëlsire me ujë dhe lyejmë sipërfaqen e "guackës" prej kripe, duke përdorur një penel kuzhine. Përsipër hedhim kripë të trashë.

4. I pjekim filetot në skarë për 25-32 minuta, në varësi të preferencave që kemi për mishin. Më pas i "shlodhim" filetot, duke i lënë mbi skarë në temperaturën e dhomës për 20-60 minuta.
Duke qenë se mishi është i mbyllur në "guackën" prej kripe, ai ruhet i ngrohtë. Presim "guackën" në anë dhe e heqim nga pak. Nxjerrim mishin dhe i hedhim piper përsipër. Në fund, i vendosim filetot në pjata dhe i shërbejmë menjëherë./Telegrafi/