LAJMI I FUNDIT:

Erion Haxhnikaj vuan nga leukemia akute, Ministria e Shëndetësisë ndan 30 mijë euro për shërimin e tij

Erion Haxhnikaj vuan nga leukemia akute, Ministria e Shëndetësisë ndan 30 mijë euro për shërimin e tij

Erion Haxhnikaj nga fshati Isniq i Komunës së Deçanit është diagnostikuar me leukemi akute.

E për shërimin e tij familjarët kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët.


Ndërkaq një shumë të mjeteve financiare, e ka ndarë edhe Ministria e Shëndetësisë, konkretisht Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Përmes një njoftimi për media FSSH ka njoftuar se sot ka lëshuar fletëzotimin për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit mjekësor të Erion Haxhnikaj jashtë institucioneve shëndetësore publike (Turqi, Koç University Hospital) në vlerën prej 30.000 Eurove.

“Vendimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është bazuar në raportin mjekësor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) të datës 19 shkurt 2020 me ç’rast pacienti rekomandohet për trajtim emergjent mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Fletëzotimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore është lëshuar në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2017 për Trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike (trajtimi mjekësor nuk duhet të kalojë shumën e çmimit referent apo profaturës më të lirë për të cilën është lëshuar fletëzotimi ). Për shumën përfundimtare të trajtimit, po në mbështetje të këtij Udhëzimi, vendos Bordi Ekzekutiv i Fondit bazuar në raportin përfundimtar mjekësor dhe financiar të lëshuar nga institucioni hospitalizues”, thuhet në njoftimin për media.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka theksuar se zotohet për përmbushje të obligimit financiar ndaj institucionit në momentin e përfundimit të procedurave administrative në bazë të fletëlëshimit dhe të faturës së shpenzimeve nga institucioni.

Ndryshe qytetarët e Deçanit kanë nisur sot një aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve financiare për shërimin e Erionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori