Të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin po i shohin ekspertët e sigurisë lojën e dyanshme të Serbisë – të armatoset nga Lindja e të financohet nga Perëndimi.
Furnizimi me armë i Serbisë nga Rusia dhe Kina sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, duhet të shërbejë si alarm që edhe Kosova të ngritë kapacitetin ushtarak, me shpresë që këtë vit të hyjë në Partneritetin për Paqe.
Ibishi thotë për KosovaPress se tendencat e serbëve me manovra paraqesin kërcënim permanent për Kosovën por edhe për rajonin. Ai gjithashtu tërheq vërejtjen për shkurtimet buxhetore që i janë bërë FSK-së në kohën kur Forca është në implementim të planit 10-vjeçar të tranzicionit për t’u shndërruar në ushtri me kapacitete të plota.
“Vet kjo, aspekti i harxhimit buxhetor dhe sjellja e armatimit në Serbi, tregon që po paraqitet një kërcënim permanent për vendet e në veçanti për Kosovën, pasi që janë disa çështje që kanë mbetur, çështja e dialogut dhe tjera dhe po e kushtëzojnë në një formë kërcënuese me mundësi edhe të ndërhyrjes. Mirëpo, fati është se ne e kemi praninë ndërkombëtare të sigurisë KFORI-n, NATO-n dhe rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Mirëpo ne duhet të jemi të vëmendshëm me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës, e cila është në fazën e tranzicionit 10 vjeçar me tri faza dhe duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos bëhen shkurtimet buxhetore, mirëpo përkundrazi të kërkohen partnerë apo donatorë me qëllim që FSK të kalojë fazën e tranzicionit, me shpresë që vitin e ardhshëm të hyjë në Partneritetin për Paqe”, thotë Ibishi.
Serbia ka shpenzuar mbi 1.1 miliardë euro apo 2.4 për qind të GDP-së për furnizim me armë. E kjo sipas Ibishit po shqetëson edhe qytetarët serbë.
“Në aspektin e buxhetit 1.19 miliardë ka harxhuar apo 2.4 për qind të GDP-së, gjë që është shqetësim edhe për qytetarët serbë, jo vetëm në aspektin e sigurisë për shtetet e rajonit se Serbia me këtë kapacitet të armatimit dhe me këto sisteme të sofistikuara që janë të panjohura, këto sistemet raketore dhe mundësia që së shpejti të vijnë edhe sistemet që janë S400-shi që ka pasur një demonstrim para pak kohësh në Serbi, pra është një rrezik permanent për vendin se sistemet ose përçimi i këtyre raketave prek të gjitha vendet e rajonit që realisht paraqet një rrezik dhe kërcënim për sigurinë jo vetëm të Kosovës por edhe për vendet e rajonit”, shprehet ai.
E kur flet për rrezikun potencial që paraqet armatimi i Serbisë, Ibishi shton se çështja bëhet më e ndërlikuar pasi Serbia furnizohet me armë edhe nga NATO.
“Ka humbur ai balancim në aspektin e forcave dhe Serbia ka keqpërdorur duke e tepruar në dy anë, në njërën anë në vitin 2006 i është bashkuar Partneritetit për Paqe në kuadër të NATO-s, dhe ajo mban statusin e ngrirë, është për partneritet por jo edhe për inkuadrim në NATO. Çështja tjetër është se ajo po armatoset në të gjitha anët. Ajo po armatoset edhe me standarde të NATO-s por edhe me jo standarde nga Rusia, Kina dhe vendet e tjera sikurse është edhe Bjellorusia dhe Turqia”, thotë ai.
Por për ekspertin e çështjeve të sigurisë, Agim Musliun, krejt këto janë lojëra të Serbisë.
Sipas tij, Serbia përdorë taktikat jugosllave duke u armatosur nga lindja ndërkohë që merr para nga perëndimi, si mjet për të siguruar dominimin në Ballkan.
“Është bërë vazhdimësi e politikës jugosllave, të armatoset nga lindja por të merr para dhe kredi nga perëndimi, këtë lojë e luan Serbia me të dy anët dhe me të dy duart përfiton. Sa i përket armatimit që e ka marrë apo e ka blerë me kredi ‘të buta’ nga Rusia, që do t’i kushtojë goxha shumë, unë mund të them që është një armatim që ka skaduar moti, që nga aeroplanët MIK-29, të cilët janë rimodeluar. Por, ka shumë të meta në përdorim, në interesin e Ballkanit, ku mendoj se është jofunksional për shkak të avancimit të teknologjisë dhe avancimit të taktikave të ndryshme luftarake, e cila më nuk i përgjigjet atij tipi të aeroplanit. […] 7’ Në Ballkan, Serbia e ka pandanin e vet shumë më të avancuar, shumë më të fortë, Kroacinë, e cila armatoset ekskluzivisht nga NATO. Dhe, këtë lojë e luan gjithmonë Serbia, që do të armatoset, do të jetë forca e parë në Ballkan dhe dikur e ulë NATO dhe mbarë bota do të vendosë: ‘eh, lëreni këtë se ky qenka më i forti dhe do të jetë kujdestari i Ballkanit si më herët’. Por jo, ajo nuk do të ndodhë, sepse nëse mendon Serbia të hyjë në NATO apo të jetë anëtare apo të bashkëpunojë në çdo formë me NATO-n, ajo duhet t’i përmbushë standardet e NATO-s”, shprehet Musliu.
Musliu komenton për KosovaPress edhe aeroplanët që Rusia ia fali Serbisë, për çka thotë se janë vetëm një mashtrim që “vëllai i madh” ka bërë ndaj kësaj të fundit.
“Është një mashtrim i vëllait të madh ndaj Serbisë, i cili ‘ia ka falur’ 6 aeroplanë dhe janë vetëm të rimodeluar dhe kanë ardhur të pjesërishëm të paketuar në Aeroportin e Beogradit. Pastaj kanë ndodhur shumë probleme tjera, por mund të konkludojmë se janë jofunksional sa i përket luftërave të ardhshme eventuale, të cilat mund të ndodhin në këtë pjesë të Evropës dhe sa i përket tyre janë të stërvjetra. Sa i përket armatimit tjetër, të tankeve, mund të them që janë me dekada të vjetra por të rimodeluar me disa mitraloz pak më modern dhe një konzolë tjetër me navigacion pak më modern, i cili mund t’i shërbejë Serbisë në territorin e brendshëm, por asgjë më tepër. E që krejt kjo, kur të analizohet, përveç armatimit konvencional, që Serbia e ka fabrikën dhe e prodhon dhe eksporton (armatimin e shkurtë dhe të gjatë të këmbësorisë), mund të themi se e tërë kjo është një mashtrim dhe një lloj presioni i Serbisë në Ballkan”, thotë ai.
Musliu thotë se Serbia për të hyrë në NATO duhet t’i përmbushë të gjitha standardet dhe jo të vazhdojë të blejë armatim të stërvjetruar nga Rusia.
KosovaPress është interesuar të mësojë edhe qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për ndikimin që mund të ketë në sigurinë e Kosovës armatimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina, porse kjo e fundit nuk është përgjigjur.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
10 vjet nga Ligji për sigurime shëndetësore, 11 vjet nga Ligji për shëndetësinë – PRAK liston pikat e rëndësishme për sistemin shëndetësor, por që nuk janë bërë
Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre