LAJMI I FUNDIT:

Inter

Parashikim: Inter – Genoa

Parashikim: Inter – Genoa

Serie A
Nasri në radarin e gjigantëve italian

Nasri në radarin e gjigantëve italian

La Liga
​Manchester United heq dorë nga Darmian

​Manchester United heq dorë nga Darmian

Premier League
Shaqiri përpilon formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur, vetëm një lojtar i Interit (Foto)

Shaqiri përpilon formacionin me lojtarët më të mirë që ka luajtur, vetëm një lojtar i Interit (Foto)

Premier League
Interi pa dy lojtarë, Candreva në dyshim ndaj Genoas

Interi pa dy lojtarë, Candreva në dyshim ndaj Genoas

Serie A
Interi dhe Fiorentina mendojnë një shkëmbim interesant

Interi dhe Fiorentina mendojnë një shkëmbim interesant

Serie A
Darmian afër Napolit

Darmian afër Napolit

Serie A
Pinamonti: Ndjenjë e papërshkrueshme

Pinamonti: Ndjenjë e papërshkrueshme

Premier League
Interi e përmbyll Ligën e Evropës me fitore (Video)

Interi e përmbyll Ligën e Evropës me fitore (Video)

Liga e Evropës
Carrizo pret penalltinë, shpëton Interin (Video)

Carrizo pret penalltinë, shpëton Interin (Video)

Liga e Evropës
Sparta barazon rezultatin me një gol të bukur (Video)

Sparta barazon rezultatin me një gol të bukur (Video)

Sport
Eder kalon Interin në epërsi ndaj Spartës (Video)

Eder kalon Interin në epërsi ndaj Spartës (Video)

Liga e Evropës
Milani futet në garë për Widmerin

Milani futet në garë për Widmerin

Serie A
Balotelli: Jam tifoz i Milanit, të kthehem te Interi është e komplikuar

Balotelli: Jam tifoz i Milanit, të kthehem te Interi është e komplikuar

Serie A
Nedved: Për Mourihnon do të shkoja në fund të botës, por jo te Interi

Nedved: Për Mourihnon do të shkoja në fund të botës, por jo te Interi

Serie A
Interi do të luajë me tre mbrojtës?

Interi do të luajë me tre mbrojtës?

Liga e Evropës
Zyrtare: Brozovic te Interi deri në vitin 2021

Zyrtare: Brozovic te Interi deri në vitin 2021

Serie A
Agjenti i Gabigol: Nuk jemi të lumtur, mund të largohet në janar

Agjenti i Gabigol: Nuk jemi të lumtur, mund të largohet në janar

Serie A
Juventusi dhe Interi në garë për Jamesin

Juventusi dhe Interi në garë për Jamesin

Serie A
Simeone e pranon: Do të jem trajner i Interit

Simeone e pranon: Do të jem trajner i Interit

Serie A
Ideja e Piolit, Miranda si mesfushor

Ideja e Piolit, Miranda si mesfushor

Serie A
Brozovic drejt rinovimit me një klauzolë 50 milionëshe

Brozovic drejt rinovimit me një klauzolë 50 milionëshe

Premier League
City futet në garë për zviceranin Widmer

City futet në garë për zviceranin Widmer

Premier League
Bonusi bizar i Balotellit te Liverpooli: Do të përfitonte një milion funte në vit nëse nuk pështynte, nuk shante apo nuk bënte sjellje të dhunshme!

Bonusi bizar i Balotellit te Liverpooli: Do të përfitonte një milion funte në vit nëse nuk pështynte, nuk shante apo nuk bënte sjellje të dhunshme!

Premier League

int

Interi u themelua më 9 mars 1908 si Football Club Internazionale, si pasojë e përçarjes në klubin tjetër milanez që tash quhet A.C. Milan. E quajtën Internazionale (‘ndërkombëtar’), pasi themeluesit e klubit dëshironin që pos lojtarëve italianë të pranonin edhe lojtarë të huaj. “Do të quhet Internazionale, sepse ne jemi vëllezër të botës”, u tha me rastin e themelimit.

Vetëm dy vjet pas themelimit (1910), Nerazzurrët e fituan Scudetton e parë, por u desh të prisnin një dekadë për të dytën (1920). Kapiteni dhe trajneri i Scudettos së parë ishte Virgilio Fossati, i cili u vra në Luftën e Parë Botërore.

Zikaltrit kanë fituar 30 trofe vendore duke përfshirë 18 tituj të Serie A, shtatë trofe të Kupës së Italisë dhe pesë tituj të Superkupës së Italisë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 (duke përfshirë Scudetton që e morën në tavolinë nga Juventusi), Nerazzurrët e kanë fituar pesë herë radhazi titullin e kampionit të Italisë duke barazuar rekordin me Juventusin dhe Torinon.

Interi e ka fituar tri herë garën më të madhe evropiane për klube, dy herë radhazi (1964 dhe 1965) kur nuk quhej Liga e Kampionëve dhe në vitin 2010 kur me Jose Mourinhon në krye, klubi regjistroi tripletën historike që krahas titullit evropian, triumfoi edhe në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Njëherësh, klubi i ka fituar tri Kupa UEFA dhe dy Kupa Interkontinentale dhe një Kupë të Botës për Klube.

joseu

 

TROFETË kryesore

 

Vendore

Serie A (zyrtare 18): 1909–10, 1919–20, 1929–30, 1937–38, 1939–40, 1952–53, 1953–54, 1962–63, 1964–65, 1965–66, 1970–71, 1979–80, 1988–89, 2005–06 (e fituar në tavolinë pas dënimit të Juventusit), 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10.

Kupa e Italisë (7): 1938–39, 1977–78, 1981–82, 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2010–11

Superkupa e Italisë (5): 1989, 2005, 2006, 2008, 2010.

 

Evropiane

Liga e Kampionëve (3): 1963–64, 1964–65, 2009–10.

Kupa UEFA (3): 1990–91, 1993–94, 1997–98.

 

Botërore

Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (3): 1964, 1965, 2010.

rival

Rivaliteti

Interi ka disa rivalë, dy prej të cilëve janë më sinjifikantë në futbollin italian. I pari është rivali lokal, Milan, me të cilin zhvillojnë Derby della Madonnina. Ky rivalitet daton që nga themelimi i Nerazzurrëve, ndërsa emri i derbit i është vënë sipas të shenjtës Maria, statuja e të cilës ndodhet në Katedralen e Milanos. Rivaliteti tjetër i madh është me Juventusin në ndeshjen e quajtur Derby d’Italia. Deri në skandalin Calciopoli, Bianconerët dhe Nerazzurrët ishin të vetmit që nuk kishin rënë nga liga, por nga viti 2006 vetëm Interi e ruan këtë epitet. Rivaliteti mes Interit dhe Juves u intensifikua nga vitet e nëntëdhjeta, për të arritur kulmin në periudhën pas-Calciopoli kur Juve u kthye në Serie A. Atalanta dhe Napoli konsiderohen në grupin e rivalëve tjerë më të mëdhenj të Nerazzurrëve.

 

Nofkat

I Nerazzurri (Zikaltrit)

La Beneamata (Të çmuarit)

Il Biscione (Gjarpri i madh i barit)

 

Stadiumi

Stadiumi i skuadrës është San Siro, i njohur zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza për nder të lojtarit që ka bartur edhe fanellën e Interit edhe atë të Milanit. Emri më i përdorur është San Siro që në fakt është emri i qarkut ku ndodhet stadiumi. San Siro që ka 80.018 ulëse ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926 kur ishte ndërtuar nga presidenti i atëhershëm i Rossonerëve, Piero Pirelli. Në vitin 1935, stadiumi iu shit këshillit komunal, ndërsa nga viti 1947 atë e ndajnë me Interin. Loja e parë e zhvilluar në këtë stadium ishte më 19 shtator 1926, kur Interi e mposhti Milanin me rezultat 6-3 në një ndeshje miqësore. Fillimisht, kishte kapacitet prej 35.000 ulësesh, por me kalimin e viteve, stadiumi është rindërtuar disa herë.

san

Faqja zyrtare e e Interit.