LAJMI I FUNDIT:

Bonusi bizar i Balotellit te Liverpooli: Do të përfitonte një milion funte në vit nëse nuk pështynte, nuk shante apo nuk bënte sjellje të dhunshme!

Bonusi bizar i Balotellit te Liverpooli: Do të përfitonte një milion funte në vit nëse nuk pështynte, nuk shante apo nuk bënte sjellje të dhunshme!

Mario Balotelli ka përjetuar shumëçka gjatë karrierës së tij dhe ka dëgjuar gjëra nga më të ndryshmet nga krerët e klubeve ku ka luajtur.

Mirëpo, në kontratën e tij me Liverpoolin ka pasur një ndër klauzolat më interesante, e cila është caktuar në vlerën prej një milion funtesh (1.2 milion euro) për sezon.


Sipas The Sunday Times, sulmuesi italian do ta merrte atë bonus (pra një milion funte) në rast se sillej mirë në fushë: Nuk e pështynte askënd dhe nuk e ofendonte – do të thotë nëse nuk përjashtohej nga loja. Por, i lejohej ta bënte këtë vetëm dy herë brenda vitit.

Nga Yaya Toure te David Beckham: Nëntë yjet që u kthyen nga humnera për të shkëlqyer
Lexo po ashtu Nga Yaya Toure te David Beckham: Nëntë yjet që u kthyen nga humnera për të shkëlqyer

“Nëse brenda çdo sezoni, lojtari nuk përjashtohet nga fusha e lojës në tri ose më shumë raste për sjellje të dhunshme, për pështyrje të një kundërshtari apo dikë tjetër, për përdorim të gjuhës ofenduese, fyese apo abuzive, si edhe gjesteve apo të fjalëve mospajtuese apo veprimeve të ngjashme… atëherë më 30 qershor të çdo përfundimi të sezonit do të përfitojë bonos prej një milion funtesh”, thuhet të ketë qenë klauzola në kontratën e tij, transmeton Telegrafi.

Me një pagë prej 85.000 funtesh në javë, plus 25.000 funte për gol në pesë golat e tij të parë në Ligën Premier ose garat evropiane (që pas pesë golave të parë bonusi për një gol ngritej në 50.000 funte ekstra për gol) – duket se Liverpooli kishte pasur shumë besim te Balotelli.

Megjithatë, ish-futbollisti i Manchester Cityt dhe Interit, ia doli të shënonte vetëm një gol në 24 paraqitjet e tij me Redsat në të gjitha garat. Ai mori disa kartonë të verdhë, mirëpo asnjëherë nuk u përjashtua.

Pastaj u huazua te Milani dhe duke qenë se nuk mund të gjente vend te Liverpooli pas kthimit, vendosi të shkonte te Nice me parametrat zero. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori