LAJMI I FUNDIT:

Edhe 10 raste të reja të studentëve të helmuar

Edhe 10 raste të reja të studentëve të helmuar

Rreth 32 studentë të helmuar ditë më parë nga ushqimi i mensës, vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Një nga studentët që ka qenë në gjendje më të rëndë për shkak të temperaturës së lartë, është dërguar në Klinikën Infektive.


Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë, Ahmet Asllani, i cili ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë pranuar 10 pacientë të tjera nga ky rast.

“Ka pacientë të cilët kanë qenë në gjendje më të mirë, dhe janë liruar për në shtëpi, ndërsa ata që janë ndalur në spital, janë në gjendje stabile dhe janë duke ju bërë analizat e përgjithshme, të cilat janë dërguar në Institutin Kombëtar, për t’u kuptuar shkaqet e helmimit”, ka thënë Asllani përmes telefonit.

Ai pohoi se mbrëmë dhe sot nuk kanë pranuar asnjë rast të ri të helmimit. /KP/