LAJMI I FUNDIT:

Dua dhe Bebe takohen në parandejën e Grammy Awards, dy shqiptaret kanë nga dy nominime

Dua dhe Bebe takohen në parandejën e Grammy Awards, dy shqiptaret kanë nga dy nominime
Dua Lipa dhe Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver/DailyMail)

Nuk ka dyshim se Dua Lipa është prej emrave më të përmendur të momentit. Këngëtarja shqiptare me famë botërore është thuajse kudo, kur është fjala për ngjarjet muzikore.

Natyrisht se ajo nuk mund të mungonte në ndejën e organizuar para ceremonisë së Grammy Awards që do të zhvillohet të dielën mbrëma (në orët e para të të hënës me kohën tonë) në Los Angeles.

Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for NARAS/Guliver)

Dhe si gjithmonë, duke qenë një prej yjeve që veçohet me stilin e saj, 23-vjeçarja ka marrë vëmendjen me veshjen që kishte zgjedhur për këtë eveniment.


Lajmet për Dua Lipën
Lexo po ashtu Lajmet për Dua Lipën

Autorja e hitit “New Rules” kishte veshur një fustan elegant mëndafshi me ngjyrë të kaltër duke dëshmuar edhe një herë vetëbesimin që ka në përzgjedhjet e saj.

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në këtë ndejë ishte e pranishme edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha, e cila po ashtu ka shkëlqyer me një fustan të kuq sateni.

Dhe nuk ka munguar një pozë e përbashkët e dy shqiptareve që janë nominuar në edicionin e 61-të të Grammy Awards.

Lajmet për Bebe Rexhën
Lexo po ashtu Lajmet për Bebe Rexhën
Dua Lipa dhe Bebe Rexha (Foto: Daily Mail)

Përmendim që Dua është nominuar në dy kategori në Grammy Awards: ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).

Edhe Bebe konkurron në dy kategori, atë për artisten më të mirë dhe performancën më të mirë në dyshe ose grup në zhanrin ‘country’. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BttQrtGB9uT/

Në trend Magazina

Më shumë
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Magazina
Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Kalo në kategori