LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa e gatshme për ceremoninë e ‘Grammy Awards’: Është një vit i mirë për ndryshime

Dua Lipa e gatshme për ceremoninë e ‘Grammy Awards’: Është një vit i mirë për ndryshime
Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF,  ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar.

Karriera e saj ka nisur që në moshë të re dhe ngjashëm sikur Justin Bieber, Shawn Mendes e shumtë të tjerë – duke publikuar në YouTube versione të saj të këngëve të popullarizuara (që njihen si ‘cover’) – shkruan Vanity Fair.

Pos muzikës, ajo është shndërruar edhe në një yll stili duke zbukuruar ballinat e revistave të popullarizuara. Një prej tyre ka qenë edhe versioni britanik i Vogue. Ndërkaq, me postimin e fotografive nga evenimentet e ndryshme, në profilin e saj në Instagram ka arritur afro 26 milionë ndjekës.

Krahas sukseseve të mëdha gjatë 12 muajve të shkuar, Dua është nominuar në dy kategori në për Grammy Awards: ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).

Në kategorinë për artisten e vitit, këngëtarja shqiptare është njëra prej gjashtë femrave të nominuara, krahas Bebe Rexhës, Jorja Smith, Chloe x Halle, H.E.R., Margo Price, Greta Van Fleet dhe këngëtari Luke Combs.

Po ashtu, tashmë është konfirmuar se Lipa do të jetë një prej performuesve në evenimentin e të dielës mbrëma në Staples Center në Los Angeles.

Në një intervistë për Vanity Fair, Dua ka folur për nominimet e saj, kë shpreson ta takojë në ceremoninë e Grammy Awards, si edhe për planet e të ardhmes dhe se çfarë duhet të presim nga albumi i saj i ri.

“Oh, Zot. Akoma më duket joreale. E dini çfarë? Për disa javë nuk kam mundur të besoja”, ka thënë 23-vjeçarja kur është pyetur se si ndihet pas nominimit për Grammy.

Dua ka një stil të veçantë në veshjen e saj (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

“Si artiste britanike, kur të jepet një njohje e këtillë, jam shumë e gëzuar dhe shumë falënderuese për të. Nuk di si ta them me fjalë, por jam falënderuese për fansat e mi, ata që e dëgjojnë dhe e shpërndajnë muzikën time, dhe që po arrin te shumë njerëz, prandaj kam marrë dy nominime. Jam shumë e lumtur, e emocionuar dhe e entuziazmuar. Asnjëherë më parë nuk kam qenë si e nominuar në Grammy. Është një emocion krejt i ri. Kësaj radhe ndihem si pjesë e plotë e ceremonisë”.

“I njoh shumicën prej tyre (konkurrentët për çmimin e artistit të ri). I njoh të gjitha femrat në atë kategori. Është një dallim i madh nga vitet e kaluara, të shohësh kaq shumë femra të përfshira në Grammy. Dhe është gjë e mirë kur të jepet kjo mundësi dhe kjo njohje. Mendoj se është një vit i mirë për ndryshime dhe është bukur të jem pjesë e një viti të tillë”, ka shtuar më tej këngëtarja.

Gjatë intervistës, Dua ka thënë se për të ka qenë Pink këngëtarja që e ka bërë performancën më të mirë në Grammy, ndërsa të dielën mbrëma shpreson ta takojë Alicia Keys. “E dua atë (Alician). I kam kënduar këngët e saj kur kam qenë e vogël”, ka thënë 23-vjeçarja.

“E shndritshme. Elegante, pakëz dramatike – por, në të njëjtën kohë, mendoj se është klasike. Ndihem komode në atë veshje. Mendoj se kjo është më e rëndësishmja” – kështu e ka përshkruar Dua veshjen që ka zgjedhur për mbrëmjen e rëndësishme.

Këngëtarja ka thënë se është duke u përgatitur për një këngë të re këtë vit, mirëpo dëshiron që ta bëjë përzgjedhjen e duhur. “Dua të jem e sigurt se do të jetë një fillim i përsosur për albumin e dytë. Është akoma në fillim. Shpresoj t’ju sjell diçka këtë vit”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori