Kaia Gerber, vajza e supermodeles së njohur Cindy Crawford, ka bërë një rrëfim të pazakontë për fëmijërinë, duke pretenduar se në të kaluarën iu nënshtrua një ekzorcizmi.

Modelja dhe aktorja tha se që e vogël i ishte thënë se ishte ‘e pushtuar’ dhe se gjatë gjithë jetës kishte pasur ndjesinë se ndiqej nga qenie apo forca të padukshme.


Gjatë një interviste në emisionin “Mitch Churi Chat Show”, Gerber tregoi se ajo beson se mund të tërheqë qenie nga dimensione të tjera, duke folur për këtë në mënyrë të qetë dhe të natyrshme.

Kaia Garber

Ajo zbuloi gjithashtu një detaj të veçantë për ekzorcizmin që, sipas saj, iu bë kur ishte fëmijë.

“Më thanë se isha e pushtuar”, rrëfeu Gerber, duke shtuar se ekzorcizmi u krye duke i luajtur didgeridoo përgjatë gjithë trupit.

Didgeridoo është një instrument tradicional frymor i përdorur prej komuniteteve indigjene të Australisë.

Gerber theksoi se nuk kishte folur më parë publikisht për këtë histori.

Ajo tregoi edhe se gjatë xhirimeve të serialit “American Horror Story: Double Feature”, në vitin 2021, nëna e saj Cindy Crawford i kishte dhënë ujë të shenjtë, pasi kishte frikë se vajza mund të ndikohej ose të ‘pushtohej’.

Rrëfimi vjen në një moment kur Kaia po promovon serialin e ri të FX, “The Shards”, i zhvilluar nga Ryan Murphy dhe shkrimtari Bret Easton Ellis, bazuar në romanin e Ellis të vitit 2023. /Telegrafi/