LAJMI I FUNDIT:

Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara

Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, ku shumica prej tyre kishin të bënin me ngjarjet dhe televotimet në reality show-n e njohur.

Një nga pyetjet kryesore që iu drejtua Hamitit kishte të bënte me eliminimin e Gjestit, në përballjen me Drilonin, që për shumë fansa ka qenë një nga televotimet më të diskutueshme. Sipas tij, vendimi për eliminimin e Gjestit erdhi si rezultat i votave nga diaspora, të cilat bënë diferencën.

“Ky është aludimi më i kotë që dikush mund ta bëjë. Askush në atë pikë të lojës nuk do që të dalin dy lojtarët më të fortë. Ishte fati i tillë që i ra Leos të jetë kapiten dhe ai të vendosë për të dërguar dy banorë në nominim kokë më kokë”, shkroi Hamiti.


Moderatori shtoi se televotimi ishte shumë i ngushtë dhe se çështja e votave nga diaspora kishte një ndikim të madh në rezultatin përfundimtar.

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Lexo po ashtu Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

“Kushdo që do eliminohej do të shndërrohej në hero dhe viktimë, sepse të dy ishin kokë më kokë për vendin e parë në finale. Siç e dini, votohet nga të gjitha anët, Kosovë e Shqipëri, atë natë votat e diasporës bënë diferencën për ta eliminuar Gjestin nga gara”, tha ai.

Foto: Alaudin Hamiti/InstaStory

Gjithashtu, Alaudini u pyet rreth një përplasje të supozuar mes produksioneve të BBVK dhe BBVA, për të cilën ai la të kuptohej se nuk ka ndonjë konflikt mes dy formateve. Përgjigja e tij në këtë temë mbetet e hapur për interpretim nga ndjekësit.

Reagimi i prezantuesit ka sjellë edhe më shumë diskutime mes fansave të Big Brother VIP Kosova, me shumë prej tyre që ende mbeten të ndarë në mendime rreth mënyrës se si u zhvillua televotimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Magazina
Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Magazina
Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Mori vëmendje me paraqitjen në spektakël - setra e Ledion Liços kap një vlerë marramendëse

Magazina
Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Puthja për lojë, Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Magazina
E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

E quajti varfanjak, Ola Zenelaj sqaron deklaratën për Gjestin pas daljes nga shtëpia

Magazina
Fansat “çmenden” pasi Zayn Malik performoi një këngë nga One Direction për herë të parë në 10 vjet

Fansat “çmenden” pasi Zayn Malik performoi një këngë nga One Direction për herë të parë në 10 vjet

Magazina
Kalo në kategori