LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj: Shëndetësia prioritet për AAK-në, vaksinën do ta sigurojmë nga BE dhe SHBA-të

Dreshaj: Shëndetësia prioritet për AAK-në, vaksinën do ta sigurojmë nga BE dhe SHBA-të

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe infektolog Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media sot ka folur rreth pandemisë në vend, konkretisht ai foli për vaksinimin e popullatës dhe sigurimin e dozave të vaksinës antiCOVID-19.

Ai tha se për vaksinimin në Kosovë ende nuk ka një datë të saktë.


“Ne si Aleancë e kemi në program që të sigurojmë vaksinën, do ta sigurojmë nga BE dhe SHBA-të. Ju them që me Ramushin president, i cili është shumë i afërt me shumë vende të BE-së i besueshëm tek SHBA-të, do të përdorim influencën e tij që sa më shpejt të sillet vaksina në Kosovë”, tha ai.

“Qëllimi joni është që të vaksinohet komplet popullata e Kosovës, po minimumi është sasia që do ta sigurojmë, nënkupton numrin e mjaftueshëm të pacientëve ose te personeli i cili është lëvizës qoftë ai shëndetësor, qoftë ata që punojnë nëpër zyra me palë, qoftë ata persona të sigurisë, qoftë ushtarë të FSK-së, pra do të thotë këto grupime do të jenë grupime të cilat do të kenë prioritet për ne”, tha Dreshaj.

Ai tha po ashtu se do të mundohen të sigurojnë rreth një milionë doza të mjaftueshme, të paktën për gjysmën e popullatës të Kosovës.

“Në strategjinë tonë si Aleancë, me shëndetësinë prioritet mbi prioritete, ne do ta hartojmë programin strategjik lidhur me avancimin e shëndetësisë, menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullatës”, tha Dreshaj.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori