LAJMI I FUNDIT:

Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra

Aplikoi për kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet 34-vjeçari nga Dibra

Policia e Dibrës njofton se ka arrestuar dhe një 35-vjeçar, i cili ka aplikuar për të marrë një kredi, në emër të një personi tjetër. 35-vjeçari me inicialet I.L., u paraqit në ambientet e degës së postës në Peshkopi dhe aplikoi për marrjen e kredisë në emër të një personi tjetër.

Procedimi penal nisi dhe ndaj punonjëses së Degës Postare, e cila pranoi aplikimin, pa kryer procedurat e identifikimit të aplikuesit.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka aplikuar pranë Degës Postare Peshkopi, në emër të një shtetasi tjetër, me qëllim përfitimin e një kredie pranë një shoqërie financiare. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal edhe për shtetasen I. K., 34 vjeçe, punonjëse e Degës Postare, pasi ka pranuar aplikimin, pa kryer procedurat e identifikimit të aplikuesit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje në Durrës është arrestuar gjithashtu këtë të premte nga policia e Dibrës.

“Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ndaloi shtetasin A. I., 34 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.