LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë ‘lajmet kryesore’ – përmbledhje e ditës së katërt të agresionit rus në Ukrainë

Dhjetë ‘lajmet kryesore’ – përmbledhje e ditës së katërt të agresionit rus në Ukrainë

Rusia pranoi humbjet për herë të parë – vendet e BE-së dërgojnë ‘aeroplanë luftarakë’ – ndihma edhe nga “ata që nuk pritej” për Ukrainën

Për herë të parë, ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se kanë viktima në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.


“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, tha ministria e mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

Rusia pranon humbjet në Ukrainë, për herë të parë
Lexo po ashtu Rusia pranon humbjet në Ukrainë, për herë të parë

Dhe ky ka qenë njëri nga disa lajmet që kanë karakterizuar ditën e katërt të agresionit rus mbi Ukrainë, përcjell Telegrafi.

Përveç këtij lajmi, gjatë së dielës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se do të ketë negociata mes Kievit dhe Moskës, dhe se ato do të mbahen përgjatë vijës kufitare Bjellorusi-Ukrainë.

E pranon Zelensky, Ukraina dhe Rusia pajtohen për bisedime pa parakushte
Lexo po ashtu E pranon Zelensky, Ukraina dhe Rusia pajtohen për bisedime pa parakushte

Në një kumtesë të lëshuar nga zyra e Zelenskyt, është theksuar se dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” në afërsi të lumit Pripyat.

Ndërkohë vendet e BE-së kanë bërë të ditur se do të dërgojnë “aeroplanë luftarakë” në Ukrainë për ta ndihmuar atë të luftojë sulmet ajrore dhe tokësore ruse.

Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të jenë në gatishmëri të lartë
Lexo po ashtu Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të jenë në gatishmëri të lartë

Këtë e ka bërë të ditur shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

“Ne do të ofrojmë edhe aeroplanë luftarakë. Nuk po flasim vetëm për municion. Ne po ofrojmë armë më të rëndësishme për të shkuar në luftë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Veç tij, Ursula von der Leyen ka theksuar se Komisioni Evropian po mbyll hapësirën ajrore të BE-së për aeroplanët rusë.

Presidentja e Komisionit Evropian tha se BE do të ndalojë gjithashtu mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik.

“Russia Today dhe Sputnik në pronësi të shtetit, dhe filialet e tyre, nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit”.

“Ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë”.

Dhe kur jemi në ditën e katërt të agresionit rus, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se agresorit, Rusisë, i kanë shkaktuar dëme të mëdha – si në njerëz po ashtu edhe në armatim, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, sipas të dhënave Ministrisë së Mbrojtjes, përveç 4300 ushtarëve të vrarë, Ukraina ka shkatërruar edhe 146 tanke ruse, si dhe 706 automjete të blinduara, përcjell Telegrafi.

Mijëra ushtarë, qindra automjete të blinduara,...: Këto janë humbjet ushtarake të Rusisë, deri më tani në Ukrainë
Lexo po ashtu Mijëra ushtarë, qindra automjete të blinduara,...: Këto janë humbjet ushtarake të Rusisë, deri më tani në Ukrainë

Më tej është bërë e ditur se janë shkatërruar edhe 49 njësi artilerike, 27 aeroplanë luftarakë, 26 helikopterë, 1 sistem raketor, si dhe 2 dronë dhe 2 anije luftarake.

Por imazhet satelitore të Maxar (një kompani e specializuar në vëzhgimin e Tokës, radarët dhe satelitët e shërbimit në orbitë, produktet satelitore dhe shërbimet e ngjashme), që thuhet se janë marrë në orën 10:56 të mëngjesit të së dielës, tregonin një dislokim të madh të forcave tokësore ruse drejt Kyiv.

Kiev është totalisht i rrethuar, thotë kryebashkiaku - imazhet satelitore tregojnë kolonën e madhe të forcave ruse duke lëvizur drejt kryeqytetit ukrainas
Lexo po ashtu Kiev është totalisht i rrethuar, thotë kryebashkiaku - imazhet satelitore tregojnë kolonën e madhe të forcave ruse duke lëvizur drejt kryeqytetit ukrainas

Ato përmbanin qindra automjete ushtarake, duke u drejtuar në verilindje të qytetit ukrainas të Ivankiv dhe duke lëvizur në drejtim të Kyiv – afërsisht 40 milje larg.

Lajm ndër më të veçantit ka qenë ai se Suedia “do të thyejë traditën” dhe do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë edhe armë antitank, helmeta dhe parzmore.

Suedia thyen traditën dhe i dërgon armë Ukrainës
Lexo po ashtu Suedia thyen traditën dhe i dërgon armë Ukrainës

Kjo është bërë e ditur nga kryeministrja Magdalena Andersson.

“Suedia tani po propozon mbështetje të drejtpërdrejtë për forcat e armatosura të Ukrainës. Ajo përfshin edhe 5,000 helmeta, 5,000 jelekë antiplumb dhe 5,000 armë antitank”, citohet të ketë thënë Andersson në një konferencë shtypi.

Gjithashtu, gjatë ditës së diel, shumë njerëz, madje diku deri 100 mijë, janë mbledhur për të protestuar kundër agresionit rus në Ukrainë.

Qindra mijëra njerëz në rrugë dhe sheshe - protestat sot nëpër kryeqytetet e Evropës, kundër agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Qindra mijëra njerëz në rrugë dhe sheshe - protestat sot nëpër kryeqytetet e Evropës, kundër agresionit rus në Ukrainë

Me gjasë, i gjendur në një situatë jo të mirë, presidenti rus Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë që të vihet në gatishmëri forca e parandalimit bërthamor, me pretekstin se kinse po vijnë “deklarata agresive” nga vendet që janë anëtare të NATO-s.

Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të jenë në gatishmëri të lartë
Lexo po ashtu Putin urdhëron forcat e parandalimit bërthamor të jenë në gatishmëri të lartë

Kjo taktikë e Putinit është vlerësuar se ka për qëllim krijimin e një situate kaotike, përkatësisht një lloj presioni para takimit të paraparë ndërmjet dy delegacioneve, atij të Ukrainës dhe Rusisë.

Ndryshe, agresioni rus erdhi disa ditë më parë, pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Si pasojë, deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në artileri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e

Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"

Botë
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Kalo në kategori