LAJMI I FUNDIT:

Rusia pranon humbjet në Ukrainë, për herë të parë

Rusia pranon humbjet në Ukrainë, për herë të parë

Për herë të parë, ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar se kanë viktima në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.

“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, tha ministria e mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS, përcjell Telegrafi.


Qindra mijëra njerëz në rrugë dhe sheshe - protestat sot nëpër kryeqytetet e Evropës, kundër agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Qindra mijëra njerëz në rrugë dhe sheshe - protestat sot nëpër kryeqytetet e Evropës, kundër agresionit rus në Ukrainë

Megjithatë, siç pretendohet aty, “humbjet e pësuar nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Rusia përpiqet të ushtrojë presion - ne po derdhim gjak, por po vazhdojmë të mbrohemi me sukses
Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Rusia përpiqet të ushtrojë presion - ne po derdhim gjak, por po vazhdojmë të mbrohemi me sukses

Agresioni rus erdhi disa ditë më parë, pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Si pasojë, deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në artileri.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se do të ketë negociata mes Kievit dhe Moskës, dhe se ato do të mbahen përgjatë vijës kufitare Bjellorusi-Ukrainë.

Në një kumtesë të lëshuar nga zyra e Zelenskyt, është theksuar se dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” në afërsi të lumit Pripyat, transmeton Telegrafi.

Artileria ukrainase shkatërroi plotësisht më shumë se 100 njësi të pajisjeve të Rusisë, përfshirë tanke
Lexo po ashtu Artileria ukrainase shkatërroi plotësisht më shumë se 100 njësi të pajisjeve të Rusisë, përfshirë tanke

Ky veprim duket që vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar sot mes presidentit bjellorus Alexander Lukashenko dhe Zelenskyt.

Madje në kumtesë thuhet se Lukashenko ka marrë “përgjegjësinë që të gjithë aeroplanët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin e Bjellorusisë, të qëndrojnë pa lëvizur në kohën kur Zelensky do të arrijë dhe negociatat do të fillojnë mes delegacionit ukrainas dhe atij rusë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori