LAJMI I FUNDIT:

Kiev është totalisht i rrethuar, thotë kryebashkiaku – imazhet satelitore tregojnë kolonën e madhe të forcave ruse duke lëvizur drejt kryeqytetit ukrainas

Kiev është totalisht i rrethuar, thotë kryebashkiaku – imazhet satelitore tregojnë kolonën e madhe të forcave ruse duke lëvizur drejt kryeqytetit ukrainas

Imazhet satelitore të Maxar (një kompani e specializuar në vëzhgimin e Tokës, radarët dhe satelitët e shërbimit në orbitë, produktet satelitore dhe shërbimet e ngjashme), që thuhet se janë marrë në orën 10:56 të mëngjesit të sotëm, tregojnë një dislokim të madh të forcave tokësore ruse drejt Kiev.

Ato përmbanin qindra automjete ushtarake, duke u drejtuar në verilindje të qytetit ukrainas të Ivankiv dhe duke lëvizur në drejtim të Kiev – afërsisht 40 milje larg.


Sipas Fox News, përcjell Telegrafi, kolona shtrihej për më shumë se 3.25 milje dhe përmbante karburant, logjistikë dhe automjete të blinduara si tanke, automjete luftarake të këmbësorisë, artileri vetëlëvizëse.

Në anën tjetër, kryetari i bashkisë së Kiev ka folur për Associated Press dhe ka thënë se qyteti tani është “i rrethuar” nga forcat ruse.

Zëdhënësi i Klitschkos mohon se kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është 'i rrethuar'
Lexo po ashtu Zëdhënësi i Klitschkos mohon se kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është 'i rrethuar'

Vitali Klitschko u pyet nëse kishte plane për evakuimin e civilëve nëse trupat ruse kapnin kryeqytetin.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara”, citohet të ketë thënë ai. “Për momentin ne jemi të rrethuar”.

Sulmet ajrore janë raportuar në qytet ndërsa banorët përballen me një natë tjetër nën kërcënimin e sulmeve ajrore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori