LAJMI I FUNDIT:

E pranon Zelensky, Ukraina dhe Rusia pajtohen për bisedime pa parakushte

E pranon Zelensky, Ukraina dhe Rusia pajtohen për bisedime pa parakushte

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se do të ketë negociata mes Kievit dhe Moskës, dhe se ato do të mbahen përgjatë vijës kufitare Bjellorusi-Ukrainë.

Në një kumtesë të lëshuar nga zyra e Zelenskyt, është theksuar se dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” në afërsi të lumit Pripyat, transmeton Telegrafi.


Ky veprim duket që vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar sot mes presidentit bjellorus Alexander Lukashenko dhe Zelenskyt.

Madje në kumtesë thuhet se Lukashenko ka marrë “përgjegjësinë që të gjithë aeroplanët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin e Bjellorusisë, të qëndrojnë pa lëvizur në kohën kur Zelensky do të arrijë dhe negociatat do të fillojnë mes delegacionit ukrainas dhe atij rusë. /Telegrafi/