LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse filluan një shtytje “të rrezikshme” në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës – vlerëson ISW

Forcat ruse filluan një shtytje “të rrezikshme” në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës – vlerëson ISW

Forcat ruse filluan një shtytje “të rrezikshme” në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës në fund të javës së kaluar, pa marrë parasysh mbërritjen e ndihmës së re ushtarake nga SHBA, sipas një vlerësimi të ri, pasi zyrtarët lokalë nxitojnë të evakuojnë mijëra njerëz nga rajoni.

Të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ishte “përpjekur të zgjeronte operacionet” kundër forcave të tij dhe Kievi po përforconte pozicionet e tij në rajonin e Kharkiv, i cili kufizohet me Rusinë, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët rajonalë të Kharkiv raportuan bombardime dhe sulme të intensifikuara, duke përfshirë qytetin kufitar të Vovchansk, në verilindje të qytetit të Kharkiv.

Ai është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe është goditur nga sulmet ruse javët e fundit.

Por forcat ruse aktualisht po sulmojnë në rajon me burime të kufizuara, tha të shtunën instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW), duke shtuar se ky është një “vendim i rrezikshëm”.

“Operacionet e kufizuara ofensive ruse në rajonin verior të Kharkivit sugjerojnë se rifillimi i ndihmës së sigurisë së SHBA-së nuk ka ndryshuar llogaritjet e [presidentit rus Vladimir] Putin…”, tha të shtunën grupi i ekspertëve.

Rusia, deri më tani, “ka angazhuar vetëm një sasi të kufizuar fuqie luftarake për operacionet sulmuese në zonë”, tha ISW.

Ndryshe, ligjvënësit amerikanë dhanë dritën jeshile për ndihmën e re të rëndësishme ushtarake për Ukrainën – pas muajsh pavendosmërie – në fund të muajit të kaluar.

Dhe ndihma do të nisej drejt fushëbetejës sa më shpejt të jetë e mundur, tha Uashingtoni në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat

Rusët nuk kanë zgjidhje për armët e lira dhe vdekjeprurëse të Ukrainës - publikohen pamjet brutale nga fushëbetejat

Evropa
Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën

Modi pretendonte se ishte i dërguar i Zotit - çfarë do të thotë fitorja e zbehtë e tij për Indinë dhe botën

Azia
Gruaja u shpall e vdekur në Nebraska, nisën përgatitjet për varrimin - gjithçka ndryshoi në momentin e fundit

Gruaja u shpall e vdekur në Nebraska, nisën përgatitjet për varrimin - gjithçka ndryshoi në momentin e fundit

Amerika
Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

Kryeministri i Indisë hap tempullin hindu të ndërtuar mbi rrënojat e një xhamie

Azia
Kalo në kategori