Me disponim pozitiv se Kosova do të marrë liberalizimin e vizave pas dy javësh, janë kthyer në Kosovë një grup deputetësh që qëndruan në Bruksel.
Deputetët e dy komisioneve parlamentare, atij për Punë të Jashtme dhe Komisionit për Integrime Evropiane për katër ditë takuan eurodeputetët të ndryshëm të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian.
Atyre iu kërkua që të lëvizin në qëndrimet e tyre dhe të japin vlerësim pozitiv për vizat në takimin e 13 tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Por, pavarësisht kësaj me deputetët e një shteti me rëndësi, ata nuk u takuan.
“Me eurodeputetë e Holandës nuk jemi takuar por jemi takuar më eurodeputët të tjerë dhe kemi marr përgjigje pozitive, Holanda ende është skeptike për këtë dhe shpresojë që ky proces të përfundoj më sukses pasi është një padrejtësi e madhe që po i bëhet vendit tonë. Shpresojmë që më 13 të përfundoj çdo gjë. Të gjithë deputetët që i kemi takuar kanë thanë që ju kemi borxh që nga vitit 2018 pasi i keni plotësuar të gjitha kriteret”, ka thënë deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.
“Së paku na kanë thënë që nuk do të pengojnë këtë proces, ndonjëherë edhe abstenimi në votim është një lloj ndihmese. Eurodeputetët na kanë thanë se disa vende po hezitojnë veç e veç dhe varet prej tyre çfarë përgjigje do të japin”, ka thënë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Franca dhe Holanda kanë qenë dy shtete me qëndrime kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.
Derisa Franca ka ndryshuar qëndrim, nuk është e qartë nëse edhe Holanda është pro lëvizjes së lirë për kosovarët.
Ministrja e Jashtme e këtij shteti, ka thënë se më vonë do të japin një qëndrim.
“Progresi në të kaluarën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne. Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së holandeze.
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.
Që nga 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova ka përmbushur kriteret zyrtare për liberalizim të vizave por gjatë rrugës vendit iu vendosën të tjera kushte, siç ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker