LAJMI I FUNDIT:

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka reaguar pas rinumërimit të votave të pavlefshme me postë, duke e cilësuar këtë proces si një dëshmi të qartë të manipulimeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Sipas Ramës, nga rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve me postë, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte shpallur të pavlefshme për shkak të problemeve teknike në shtypjen e tyre, rezultati ka treguar se LDK ka përfituar vetëm 10% të këtyre votave, duke u renditur e treta pas Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njësoj si në votimin brenda Kosovës.

Nga 1,046 fletëvotime të rinumëruara – prej të cilave 585 dolën të pavlefshme – LDK ka marrë vetëm 104 vota, ndërsa kandidati që më herët ishte renditur i dyti me mbi 12,000 vota të kontestuara nga diaspora, ka arritur të sigurojë vetëm 9 vota nga ky proces.


Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë
Lexo po ashtu Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Rama theksoi se ky rinumërim tregon një realitet shqetësues për mënyrën se si votat e bashkatdhetarëve mund të shpallen të pavlefshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në vullnetin e votuesve dhe duke penguar standardet demokratike në Kosovë.

“Manipulimet e tilla pengojnë përparimin e Republikës së Kosovës dhe e bëjnë të pamundur që vendi të ecë përpara me zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike,” përfundoi Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Çipa pokeri, franga zvicerane e paund – policia jep detaje se çka sekuestroi gjatë askionit në Gjakovë ku u arrestuan 10 persona

Çipa pokeri, franga zvicerane e paund – policia jep detaje se çka sekuestroi gjatë askionit në Gjakovë ku u arrestuan 10 persona

Kronika e Zezë
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
​“Asociacioni të pushojë”, Spahiu: Raportet me ShBA-në të lënduara, por të riparueshme

​“Asociacioni të pushojë”, Spahiu: Raportet me ShBA-në të lënduara, por të riparueshme

Lajme
Dhunohet një grua në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

Dhunohet një grua në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Kush është Bahri Rexha që po dyshohet nga Këshilli i BIK në Prishtinë për 166 mijë euro keqpërdorime?

Kush është Bahri Rexha që po dyshohet nga Këshilli i BIK në Prishtinë për 166 mijë euro keqpërdorime?

Sociale
Banorët zbuluan prostitucionin, si kolumbiania mashtronte vajzat me punësim në Tiranë

Banorët zbuluan prostitucionin, si kolumbiania mashtronte vajzat me punësim në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori