Coronavirusi “nuk përhapet lehtësisht” nga prekja e sipërfaqeve ose objekteve, sipas formulimeve të azhurnuara në ueb faqen e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).
Hulumtimet e mëparshme të publikuara në New England Journal of Medicine, kishin zbuluar se coronavirusi mund të ishte i qëndrueshëm në ajër deri në 3 orë, në bakër deri në 4 orë, në karton deri në 24 orë dhe në plastike dhe çelik inox deri në 72 orë. Por, është akoma e paqartë se sa kohë SARS-CoV-2 mund të mbetet në sipërfaqe dhe sa infektive mund të jenë ato sipërfaqe, shkruan Live Science.
Coronavirusi përhapet “shumë lehtë dhe i qëndrueshëm midis njerëzve”, dhe kjo është rruga kryesore e transmetimit, thotë CDC në faqen e tyre të internetit. Sidoqoftë, “virusi nuk përhapet lehtë në mënyra të tjera”, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është “e mundur” që COVID-19 të përhapet në mënyra të tjera përveç kontaktit person-person, duke përfshirë prekjen e sipërfaqeve ose objekteve dhe më pas prekjen e gojës, hundës ose syve ose midis kafshëve dhe njerëzve, këto nuk mendohen si rrugët kryesore të transmetimit.
Prapëseprapë, kjo organizatë ka thënë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm.
CDC ka publikuar një seri udhëzimesh se si të pastrohen dhe dezinfektohen sipërfaqet. “Dëshmitë aktuale sugjerojnë që SARS-CoV-2 mund të mbetet për orë të tëra në sipërfaqe të materiale të ndryshme”, thotë agjencia në udhëzimet e tyre . “Pastrimi i sipërfaqeve të ndotura me dezinfektues është një masë praktike më e mirë për parandalimin e COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes virale në familje dhe mjediset e komunitetit”.
Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19 është të ruani distancën e mirë sociale, të lani duart shpesh me sapun dhe ujë dhe pastroni dhe dezinfektoni në mënyrë rutinore sipërfaqet e prekura shpesh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre