LAJMI I FUNDIT:

Askush si Haaland, norvegjezi vendos rekord absolut të golave në Ligën Premier

Askush si Haaland, norvegjezi vendos rekord absolut të golave në Ligën Premier

Erling Haaland ka arritur shifrën e 20 golave në Ligën Premier më shpejt se çdo lojtar tjetër, pasi shënoi dy gola kundër Leeds United të mërkurën mbrëma.

‘Makina’ e golit të Manchester City u asistua dy herë nga Jack Grealish kundër Leedsit, në një fitore 3-1 për kampionët e Ligës Premier.

Me këto dy gola, Haaland e çoi numrin në 26 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues në Angli, por gjithashtu e pa atë të thyente një rekord të ri në kampionatin elitar anglez.


Haaland ka shënuar 20 gola në 14 ndeshje, shumë më shpejt se ata se legjendat më të mëdhenj që kanë luajtur.

Kevin Phillips, Fernando Torres, Alan Shearer, Ruud van Nistelrooy, Sergio Aguero, Thierry Henry, Diego Costa dhe Harry Kane janë emrat që Haaland i ka ‘eklipsuar’.

Phillips ishte mbajtësi i mëparshëm i rekordin që e kishte arritur atë në 21 ndeshje, ndërsa Shearerit iu deshën tetë më shumë për të arritur rekordin historik.

Me mënyrën se si ai po ecën, nuk do të ishte befasi të shihet Haaland të thyej plotësisht rekordin e golave ​​në një sezon të vetëm.

Ky rekord i takon golashënuesit më të mirë Shearer, i cili shënoi 34 gola kur Blackburn Rovers fitoi ligën në sezonin 1994/95.

Shearer e bëri këtë në 42 ndeshje në krahasim me 38 dhe ish kapiteni i Anglisë tashmë ka shprehur frikën se Haaland mund ta rrëzojë atë nga pozita e tij.

Ndryshe, Haaland në vitin 2022 e ka gjetur rrjetën 45 herë në 42 ndeshje në përgjithësi dhe nuk ka dyshim se ai do të kërkojë të vazhdojë këtë formë të lartë në vitin 2023.

E ardhmja për Haaland dhe Cityn është Evertoni më 31 dhjetor në Etihad Stadium, ku skuadra e Pep Guardiolës do të shpresojë ta mbyllë vitin në një nivel të lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori