LAJMI I FUNDIT:

ASK: Gjatë 2019-së popullsia në Kosovë u rrit për 15,294 persona

ASK: Gjatë 2019-së popullsia në Kosovë u rrit për 15,294 persona
Foto: Arkiv

Agjencia e Statistikave të Kosovës bënë të ditur se gjatë vitit 2019, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 15,294 persona.

Sipas ASK-së, gjatë 2019-së kanë ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 9,132 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë 6,066 persona dhe emigruar 34,911 persona.


Kurse bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2019 ishte -28 845 banorë. Kurse, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2019, u zvogëlua për -13 551 banorë.

Popullsia në Kosovë për vitin 2019 vlerësohet të jetë 1 ,782.115 banorë rezidentë.

Në njoftim thuhet se vlerësimi i numrit të popullsisë është domosdoshmëri, praktikë dhe standard, që kërkohet të bëhet çdo vit nga institucionet zyrtare të statistikave të një vendi.

Kjo, për faktin se në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (periudhë dhjetëvjeçare) ndodhin ndryshime të theksuara në popullsinë e një vendi, një komune a një vendbanimi.

Të dhënat vjetore statistikore mbi popullsinë (demografinë) janë themelore për studimin dhe përcaktimin e një game të gjerë analizash. Sidomos, analiza për çështjet sociale dhe ekonomike në nivele të caktuara: komunale, kombëtare dhe rajonale. Të dhënat mbi popullsinë përbëjnë komponentin thelbësor për vlerësimet e llogarive kombëtare, punësimit dhe çështjeve të tjera socio – ekonomike.

Për më shumë informata, lidhur me Vlerësimin e Popullsisë 2019, klikoni këtu: /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori