LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Milot-Burrel, dy të vdekur e dy të plagosur

Aksident në rrugën Milot-Burrel, dy të vdekur e dy të plagosur
Nje autoambulance, duke transportuar Kryetarin e Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, drejt Institutit te Vecante Shendetesor te te Burgosurve, per shkak te problemeve shendetesore pak ore pas arrestimit te tij./r/n/r/nAn ambulance, carrying Mayor of Vlora, Shpetim Gjika, due to health problems a few hours after his arrest.

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një furgon ka dalë nga rruga në dalje të tunelit të Shkopetit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 në rrugën Milot- Burrel, në vendin e quajtur tuneli i Shkopetit, në dalje.


Automjeti tip Benz AA 923 FH ka dalë nga rruga, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.