LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Materazzi i famshëm, falë Zidanit

Ibra: Materazzi i famshëm, falë Zidanit

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, e ka ngacmuar ish-bashkëlojtarin e tij të Interit, Marco Materazzin, duke thënë se ai është bërë i famshëm falë goditjes me kokë nga Zinedine Zidane.

Materazzi ditë më parë kishte lëshuar një deklaratë duke thënë se suedezi gjithmonë i kritikon bashkëlojtarët e tij kudo që luan. Ndërsa tani, Ibrahimovic ia ka kthyer duke e thumbuar atë në një intervistë me Radio Europe 1.

“Mendoj se Materazzi duhet të jetë shumë i lumtur sepse falë Zidanit është bërë shumë i famshëm. Ai duhet t’i falënderohet Zidanit sepse e bëri të famshëm, jo pse e fitoi Kupën e Botës ose pse luajti te Interi”, ka thënë Ibrahimovic./Telegrafi/