LAJMI I FUNDIT:

Humbja e integrimit, FRD: Partia në pushtet, përgjegjëse direkte

Humbja e integrimit, FRD: Partia në pushtet, përgjegjëse direkte

Fryma e Re Demokratike (FRD) akuzon si përgjegjëse direkte për dështimin e tretë radhazi të aspiratës integruese mazhorancën aktuale. Në një konferencë për mediat, Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit në FRD, Mirela Bogdani, shprehet se partia që është sot në pushtet dhe Qeveria aktuale e kanë lënë Shqipërinë në një “ishull” të vetizoluar jashtë çdo projekti afatshkurtër integrimi.

“Fakti se komisioneri Fyle e bazoi vizitën në takime me qeverinë dhe opozitën, tregon se dy palët janë po ashtu përgjegjëse për bllokimin e reformave, mungesën e dialogut politik, funksionimin normal të institucioneve politike e kushtetuese, si dhe për klimën e tensionuar e natyrën thellësisht partiake të administrimit zgjedhor”, thekson Mirela Bogdani.

Sipas saj , mesazhi i Bashkimit Evropian përmes Komisionerit për Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Stefan Fule, i jep përgjigje direkte fushatës amorale të partive të vjetra shqiptare, të cilat janë në garë për të fituar me çdo kusht, një praktikë e vjetër abuzive dhe ndëshkuese për Shqipërinë.


“Për Frymën e Re Demokratike është e qartë se zgjedhjet pa standarde dhe dështimet e vonesat në procesin e integrimit rëndojnë në radhë të parë te qytetarët dhe imazhi i shtetit shqiptar. Qytetarët duhet ta dinë se fatin e tyre evropian po e mbajnë peng një grusht politikanësh të korruptuar dhe abuzivë, për të cilët interesat publike e kombëtare qëndrojnë pas interesave personale për pushtet”, theksoi Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit në FRD.

Sipas saj, FRD-ja pas zgjedhjeve të 23 qershorit, do të jetë partneri përcaktues politik, me të njëjtën gjatësi vale me mesazhet e BE-së dhe me plan konkret veprimi në përmbushjen e të gjitha kritereve të integrimit dhe në kthimin e frymës evropiane në tipar dallues të politikës dhe shoqërisë shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori