Ballkani, para dhe pas pushtimit turk, nuk është më i njëjti vend. Pasojat e këtyre ngjarjeve historike ndjehen edhe sot. Teksa ka gjëra që dihen botërisht, disa tjera publiku i përgjithshëm nuk i di.
Kur turqit mësynë trojet shqiptare, të udhëhequr nga Gjegj Kastriot-Skënderbeu, shqiptarët iu kundërvunë duke e parandaluar pushtimin për disa kohë.
Gjatë kësaj kohe, mbreti napolitan, Alfonso V i Aragonit, kërkoi nga Skënderbeu ushtarë për të shtypur një rebelim në mbretërinë e tij gjatë vitit 1448. Skënderbeu i doli në ndihmë duke i dërguar trupa, të cilat i udhëhiqte, Dhimitër Reresa me dy bijtë e tij, transmeton Telegrafi.
Mbreti Alfonso u dha shqiptarëve si shpërblim për trimërinë e treguar, toka në dymbëdhjetë fshatra në zonën malore Catanzaro. Vitin e ardhshëm, Alfonso u dhuroi edhe katër fshatra në Sicili.
Në vitin 1459, Skënderbeu edhe personalisht i erdhi në ndihmë djali të tij, Ferdinandi I, të cilin e ndihmoi kundër një kryengritje të re, për çka u shpërblye me toka në lindje të Tarantos, në Puglia, ku shqiptarët banojnë edhe pesëmbëdhjetë fshatra të tjera.
Pas vdekjes së Skënderbeut, shumë njerëz gjatë shekujve u konvertuan në fenë Islame, por jo të gjithë. Ata që nuk pranuan të vazhdojnë jetën nën Perandorinë Osmane, u detyruan të kalojnë ngushticën e Otrantos, dhe të vazhdojnë të jetoj në një vend të krishterë. Shumë prej tyre zgjodhën variantin e dytë.
Që prej vdekjes së Skënderbeut në 1468 deri në vitin 1480, shqiptarët vazhdimisht emigruan drejt bregdetit të Italisë, ndërsa kjo vazhdoi edhe në shekullin e XVI-të, transmeton Telegrafi.
Shqiptarët atje luftuan për llogari të Napolit, ose të mbretërisë së Dy Sicilive dhe Venedikut, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në luftërat fetare që atëkohë tronditën Evropën, përfshirë edhe betejat e Napolon Bonapartit.
Në Itali jetonin në fshatra të izoluara dhe për shkak të “kokëfortësisë” dhe rezistencës ia dolën ta ruajnë gjuhën e kulturën deri vonë, si dhe kishën e tyre ortodokse të veçantë që pranon Papën.
Para pushtimit osman, të gjithë shqiptarët e quajti veten arbëreshë, e më vonë ata që mbetën në trojet e tyre e quajtën veten shqiptarë.
Fshatrat arbëreshe në Italinë e Jugut dhe Sicili kanë tre emra: një në gjuhën italiane dhe një apo dy në gjuhën arbëreshe. Shumë vise të banuara me ta, kanë humbur karakteristikat e mëparshme, përfshirë edhe gjuhën.
Sot, ekzistojnë 50 komuna me origjinë dhe kultura arbëreshe, nga të cilat 41 komuna dhe nëntë fshatra janë të shpërndara në shtatë rajonet si Abruzzo, Molise, Campania, Puglia, Basilicata, Kalabri dhe Sicili. Enklavat kulturore ekzistojnë edhe në Milano, Torino, Romë, Napoli, Bari, Kozencë, Krotone dhe Palermo. Supozohet se aktualisht jetojnë mbi 260 mijë arbëreshë, pa llogaritur të sapoardhurit në dekadat e fundit.
Gjuha e arbëreshëve është si derivat i dialektit toskë, pasi që shumica e emigrantëve kryesisht janë nga jugu i Shqipërisë, ndërsa është trajtë që flitej para pushtimit otoman.
Përkundër asimilimit të madh, arbëreshët arritën të krijojnë edhe letërsinë e tyre, ndërsa kanë edhe një numër të madh të ushqimeve që kuzhina italiane sot i ka futur në menynë e saj. Ata kanë shoqata që mbrojnë kulturën e tyre.
Ndër arbëreshët më të njohur janë edhe gjenerali i përgjithshëm i Perandorisë së Shenjtë Romake, Giorgio Basta; shkrimtari, Carmine Abate; kryeministri italian i shekullit XIX, Francesco Crispi; themeluesi i Mediobankës, Enrico Cuccia; futbollisti i ekipit të Lazios dhe reprezentuesi italian, Antonio Candreva; shkrimtari dhe politikani majtist, Antonio Gramsci; aktori dhe këngëtari Regis Philbin; shkrimtari amerikan, Tom Perrotta; shkrimtari argjentinas, Ernesto Sabato; tenori Tito Schipa dhe shumë e shumë të tjerë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës