LAJMI I FUNDIT:

Specialët mbrojnë Kishën në hapësirën universitare

Specialët mbrojnë Kishën në hapësirën universitare

Pjesëtarë të njësiteve speciale të Kosovës janë parë të hënën duke qëndruar në afërsi të Kishës ortodokse, që gjendet në hapësirën universitare në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar për Telegrafin se përqendrimi i zyrtarëve policorë është bërë në kuadër të masave të parandalimit të incidenteve të mundshme.

“Duke pasur parasysh se ka pasur disa incidente gjatë të cilave janë sulmuar monumente që i përkasin komunitetit serb, është parë e arsyeshme që të ketë prani të shtuar, për të evituar ndonjë incident të mundshëm”, ka thënë Borovci.

Grupe të policëve kanë mbajtur në vigjilencë situatën në këtë objekt që simbolizon të kaluarën e regjimit serb dhe që disa herë ka qenë objekt i sulmeve në vitet e pasluftës.


Pas rrënimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë ka pasur disa sulme ndaj simboleve të komunitetit serb në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori