LAJMI I FUNDIT:

Më mirë një këngë në shekull megahit se 50 këngë në vit dhe dështim

Më mirë një këngë në shekull megahit se 50 këngë në vit dhe dështim

Një status në rrjetet sociale i reperit nga Shqipëria, Noizy, ka mjaftuar për të ndezur luftën e fjalëve mes tij dhe këngëtares nga Maqedonia, Altuna Sejdiu.

“17 këngë singëll për një vit, plus 22 këngë albumi = 39. Më mirë kështu, apo një këngë një herë në shekull”, ka shkruar Noizy, ndërsa si përgjigje ka marrë një postim të Tunës me këngën e fundit të Unikkatil.


“Më mirë një këngë në shekull megahit sesa 50 këngë në vit dhe dështim, pumplex”, ka shkruar shkupjania në Facebook.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Noizyt, cili në Twitter ka postuar një fotografi të Tunës me mbishkrimin: “Pse më duket shumë kurvë kjo mua?”. Komentet që kanë pasuar kanë qenë të panumërta, por reperi e ka fshirë foton brenda pak minutash, transmeton BalkanWeb.

Dy këngëtarët kanë qenë dikur bashkëpunëtorë në emisionin “E Diell”, ata kanë realizuar një këngë së bashku dhe madje reperi kishte deklaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Mirëpo, ata janë bërë rivalë pas lidhjes së Tunës me Cozman, i cili i takon labelit “Babastars”. Kujtojmë që kënga “Fenix” është punuar pikërisht nga lideri i labelit, Getoar Selimi.

Nga ana tjetër, Noizy së fundmi është prezantuar me këngën “Po Sikur”, në bashkëpunim me Zanfina Ismailin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori