LAJMI I FUNDIT:

Kuçi adresoi sfidat e gjyqësorit drejtë reformës

Kuçi adresoi sfidat e gjyqësorit drejtë reformës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, Kryeprokurorin Ismet Kabashi, Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, dhe Shefin e Komponentës Ekzekutive në EULEX, Mats Mattsson.

Në takim u bisedua për koordinimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë për reformimin e këtij sistemi në përgjithësi, me thekës të veçantë për sfidat me të cilat po ballafaqohen institucionet e sistemit të drejtësisë, pas fillimit të punës me sistemin e ri të organizimit.

Në takim u vlerësua si i nevojshëm trajnimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve. Lidhur me këtë, Kuçi shprehu mbështetjen e tij dhe të Ministrisë së Drejtësisë për fillimin e trajnimit për përgatitjen sa më të mirë të gjyqtarëve, prokurorëve e policëve, në mënyrë që puna e tyre të jetë konform ndryshimeve që janë bërë.


Po ashtu, u bisedua për koordinim sa me të madh me EULEX-in, që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë shërbime sa më të mira dhe me efikase në fushën e drejtësisë.

Ministri Kuçi edhe një herë shprehi gatishmërinë e tij për të mbështetur kërkesat e organeve të gjyqësorit, në mënyre që të mundësohet një reformim sa më i mirëfilltë dhe i lehtë për institucionet dhe qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori