LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve

Jahjaga vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, me ç’rast shpërndau dhurata për fëmijët.

Ajo bisedoi me udhëheqjen e këtij institucioni dhe u njoftua me gjendjen e përgjithshme, punën dhe problemet me të cilat përballet ky institucion.

Me rastin e festës së Vitit të Ri, presidentja u shpërndau dhurata fëmijëve të këtij institucioni.


“Në këtë natë të kremtimit të Vitit të Ri erdha t’i vizitoj këta fëmijë, që janë të strehuar në këtë qendër, duke pasur përkujdesjen e të gjithë neve dhe mbarë shoqërisë tonë, qe në dashuri me njëri-tjetrin përgatiten për jetën, për të qenë kontribuues të rëndësishëm të zhvillimit të shoqërisë sonë”, tha Jahjaga gjatë vizitës në SOS Fshatin e Fëmijëve.

Siç është bërë zakon dhe traditë ndamë nga një dhuratë simbolike për të shënuar këtë ditë me dëshirat që vitin e ardhshëm ta kalojmë në mirëkuptim, në solidaritet, në begati, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për këta fëmijë dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, tha Presidentja Jahjaga.

Në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm dhe ndihmës për këtë institucion, Presidentja Jahjaga javën e kaluar e ka ndihmuar SOS Fshatin e Kosovës me 3 mijë euro nga buxheti i Zyrës së Presidentes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori