LAJMI I FUNDIT:

Poshka: Turp që huazojmë muzikën rome

Poshka: Turp që huazojmë muzikën rome

Agim Poshka thotë se muzikantët shqiptarë duhet të ndjehen të turpëruar që huazojnë elemente nga muzika rome, duke pasur një folklor aq të pasur shqiptar.

Këto komente këngëtari nga Struga e Maqedonisë i ka bërë gjatë një interviste të dhënë për gazetën Koha Jonë, ku ka premtuar edhe se viti 2013 “do të jetë një vit dinamik”, për faktin se shënon 15-vjetorin e debutimit të tij në muzikë.

“Një popull me gjithë këtë folk të pasur, me gjithë ato variacione motivesh, që ndryshojnë nga jugu deri në veri, nuk ka nevoje fare për huazime. Pashko Vasa ka thënë ‘muzika shqiptare kaloi 3000 vite në robëri të ndryshme, por përsëri ruajti identitetin e saj’. Sot një pjesë e këtyre pseudo-muzikantëve e kanë më në zemër muzikën rome, se muzikën shqipe”.


“Për mua muzika rome është mjaft e bukur por njoh muzikën time shqipe në identitet. Muzikanti shqiptar nuk ka si bëhet modern dhe interesant me muzikën e një populli tjetër”.

“Muzika rome për hir të së vërtetës ka një muzikë dhe muzikantë të jashtëzakonshëm, por identiteti muzikor shqiptar duhet të pretendoje vlerat perëndimore siç bëjnë të gjitha fushat e tjera artistike si teatri, piktura, baleti dhe jo të pretendojë lindjen ose orientin”, ka thënë Poshka gjatë intervistës.

Këngëtari ka premtuar se këtë vit do të sjellë një koncert gala dhe një album të ri, por edhe një libër me poezi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori