LAJMI I FUNDIT:

Pantic paralajmëron barrikada të reja në veri

Pantic paralajmëron barrikada të reja në veri

Kryetari ilegal i Mitrovicës në veri, Krstimir Pantic, nuk përjashton mundësinë e vendosjes së barrikadave të reja në rrugët dhe vendkalimet kufitare në veri, në qoftë se serbët e veriut nuk marrin garancitë e kërkuara lidhur zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

“Barrikadat janë të mundshme, por shpresoj se nuk do të vijë deri te një situatë e tillë ", ka thënë Pantic në një intervistë për agjencinë serbe Tanjug.

Përfaqësuesit e katër komunave serbe nga veriu i Kosovës, siç është paralajmëruar, të martën (4 dhjetor) do të takohen sërish me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, i cili do t’ua dorëzojë atyre protokollin e nënshkruar për implementimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, në mënyrë që pastaj Kuvendi i komunave të veriut të përcaktohet lidhur me hapat e mëtejmë.


Serbët e veriut kërkojnë garanci të fortë se mallrat nga veriu i Kosovës nuk do të zhdoganohen në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, se serbëve nuk do t’iu imponohen dokumentet e Kosovës, dhe se nuk do t’ju konfiskohen patentshoferët dhe targat që lëshohen nga MUP-i serb, ka precizuar Pantic.

“Kërkojmë dhe insistojmë që pikëkalimt të jenë vërtetë vendkalime administrative, e jo kufij siç dëshirojnë shqiptarët”, tha Pantic.

Ai ka thënë se kur bëhet fjalë për grumbullimin e mjeteve nga taksat doganore ekziston propozimi që pjesa më e madhe e mjeteve të arkëtuara të derdhen në fondin komunave në veri, por ende nuk është e qartë nëse kjo do të realizohet përmes buxhetit të Kosovës, apo do të gjendet ndonjë model tjetër.

Pantic ka theksuar se serbët e veriut nuk dëshirojnë konflikt me Qeverinë e Serbisë, por do të përpiqen të shfrytëzojnë të gjitha mjetet e lejuara demokratike për të shprehur mospajtimin me përpjekjet që t’ju imponohet diçka, që sipas tij, është e panatyrshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori