LAJMI I FUNDIT:

Llakaj dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

Llakaj dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka nderuar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, artistin e shquar Agron Llaka, në një ceremoni zyrtare të organizuar në mjediset e Presidencës, ku ishin të pranishëm personalitete të fushës së artit e të humorit, miq, kolegë, familjarë të aktorit, zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikollë Lesi si dhe anëtarët e Kabinetit të presidentit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Këshilltari Juridik, Artur Metani, në shenjë vlerësimi e respekti të veçantë, Topi ia dorëzoi Llakës urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës të dekorimit me motivacionin: “Për kontribut të shquar dhe nivel të lartë interpretativ në krijimin e shumë personazheve artistikë të realitetit shqiptar, të krijuara falë talentit dhe mjeshtërisë së spikatur të këtij autori”.

Pasi shprehu mirënjohjen e veçantë për vlerësimin e lartë të presidentit, si dhe duke falënderuar posaçërisht familjen, miqtë dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë karrierës artistike të tij, Llaka tha: “Ky titull vjen për mua në një moment të veçantë të karrierës sime artistike dhe besoj se do të jetë pjesë e atij angazhimi tim të ardhshëm, jo vetëm timin, por edhe të gjithë artistëve shqiptarë në rrugëtimin e përbashkët sa artistik, por edhe qytetar për të gjithë popullin tonë”. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori