Evropa ende nuk e kupton se sa e pafuqishme është bërë

Nga: Daniel DePetris, ekspert për çështje të sigurisë / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, të martën dolën nga takimi i tyre me delegacionin rus, në Riad të Arabisë Saudite, disi të kënaqur me rrjedhën e diskutimeve. Witkoffi, i cili shpejt është bërë një nga të dërguarit më të besuar të presidentit Donald Trump, e cilësoi seancën si “pozitive, optimiste, konstruktive”. Uashingtoni dhe Moska ranë dakord të krijojnë një mekanizëm për të trajtuar mosmarrëveshjet afatgjata mes dy vendeve – të cilat janë të shumta. Përfundimi i luftës në Ukrainë është përparësia kryesore.
Takimi tingëlloi më konstruktiv sesa ai që evropianët mbajtën mes vete – në Paris një ditë më parë. Dy ditët e fundit kanë ngjasuar me një ekran të ndarë: nga njëra anë, amerikanët që po i përvisheshin punës konkrete dhe, nga ana tjetër, evropianët që ende përpiqeshin të arrinin një pozicion të përbashkët për luftën. Samiti, i organizuar me nxitim nga presidenti francez Emmanuel Macron, ishte menduar të ishte një moment uniteti për kontinentin dhe një mundësi për të marrë vendime të mëdha. Por, përveç një fotografie të përbashkët zyrtare – ku disa delegacione dukeshin më pak të entuziazmuara – udhëheqësit me kostume u larguan me po aq pyetje sa kishin në momentin kur mbërritën.
Sot dëgjojmë shpesh për garanci sigurie për Ukrainën. Nëse ka diçka për të cilën administrata Trump dhe evropianët mund të bien dakord, është fakti se këto garanci janë thelbësore nëse Perëndimi dëshiron që çdo zgjidhje diplomatike të zgjasë më shumë se disa javë ose muaj. Por, Evropa nuk duhet të supozojë se ushtria amerikane do të mbulojë këtë garanci sigurie; ShBA-ja, në fund të fundit, ka prioritete të tjera në mbarë botën, më e rëndësishmi prej të cilëve është krijimi i një strategjie efektive për të balancuar Kinën në rajonin e Indo-Paqësorit.
Problemi, megjithatë, është se qeveritë evropiane duket se po qëndrojnë në vendnumëro. Disa shtete, si Gjermania, nuk duan të diskutojnë fare për një forcë sigurie në Ukrainë, të udhëhequr nga Evropa; përgjigja e kancelarit gjerman Olaf Scholz – i cili ka shumë gjasa të mbetet pa punë javën e ardhshme, ishte ashiqare armiqësore – Polonia ka qenë një nga mbështetëset më të zëshme të Ukrainës, gjatë gjithë konfliktit, por mbetet e painteresuar për të dërguar trupat e saj në vend për të zbatuar një armëpushim hipotetik. Italia, Spanja dhe Danimarka janë gjithashtu hezituese, me kryeministren italiane Giorgia Meloni që duket se vë në dyshim nëse marrëveshjet e tjera të sigurisë mund të jenë më efektive.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mbajti një qëndrim të kundërt për këtë çështje, duke bërë të qartë se ai është i gatshëm të dërgojë ushtarët britanikë në tokën ukrainase – nëse kjo është e nevojshme, për të ruajtur paqen. Megjithatë, Starmeri theksoi se ShBA-ja do të duhej ende të luante një rol qendror. Siç e bëri të qartë kryeministri të hënën, një “garanci sigurie nga ShBA-ja është e vetmja mënyrë për të penguar në mënyrë efektive Rusinë” nga rifillimi i luftës.
Nëse lexon mes rreshtave, bëhet e qartë se çfarë po nënkuptonte Starmeri: pa amerikanët, Evropa thjesht nuk ka as forcën dhe as vullnetin politik për t’u përballur me momentin më të madh të sigurisë evropiane që nga kulmi i Luftës së Ftohtë. Ky është një dënim i jashtëzakonshëm për mbrojtjen e kontinentit dhe rikonfirmon një bindje të rrënjosur në qarqet e politikës së jashtme amerikane – si mes atyre që mbështesin me vendosmëri marrëdhëniet transatlantike, ashtu edhe mes skeptikëve të status quo-së – se, për të mbijetuar, NATO-ja është plotësisht e varur nga mbështetja ushtarake e ShBA-së.
Sigurisht, ky është përfundimi në të cilin administrata Trump prej kohësh kishte arritur. Trumpi, në fund të fundit, kishte paralajmëruar për paaftësinë e evropianëve për të mbrojtur veten – pa bujarinë amerikane – shumë vite përpara se të kandidonte për president. Marrja e Evropës për krahu dhe tundja për ta zgjuar ishte një veçori e administratës së tij të parë, edhe pse ai bëri pak në aspektin e politikave konkrete për të ndryshuar vërtet status quo-në – prania ushtarake amerikane në Evropë ishte pothuajse e njëjtë në janar 2021 kur ai mori detyrën.
Megjithatë, nëse Evropa po shpreson që administrata e dytë e Trumpit do të ndjekë gjurmët e së parës, po bën një gabim potencialisht të madh. Trumpi 2.0 është ende më pak se një muaj i vjetër, por nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se siguria evropiane – ose më saktë, mbrojtja e Evropës si një fëmijë i pafuqishëm në një botë mizore dhe herë pas here distopike – nuk është në krye të listës së prioriteteve të Trumpit.
Zyrtarë të lartë amerikanë, nga sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth dhe nënkryetari JD Vance e deri te i dërguari Keith Kellogg, e përdorën ngjarjen disa-ditore në Munih, javën e kaluar, për të përsëritur një çështje të vetme: ShBA-ja nuk mund të jetë kudo dhe të pritet të bëjë gjithçka për Evropën, vetëm sepse gjithmonë e ka bërë këtë. Ishte një mesazh i ashpër që nuk u prit mirë në qarqet diplomatike, por një mesazh që duhej dhënë pavarësisht gjithçkaje.
Qeveritë evropiane ka të ngjarë të kalojnë javët dhe muajt në vijim duke shpenzuar gjithë kapitalin diplomatik që u ka mbetur për të përfshirë Uashingtonin në çdo marrëveshje sigurie për Ukrainën. Ajo që duhet të bëjnë, në vend të kësaj, është të dëgjojnë me kujdes fjalët që dalin nga goja e presidentit. Sepse, për këtë çështje, ai e mendon atë që thotë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me Kurtin

Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës