LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Ukrainë dhe kriza në Lindjen e Mesme në qendër të takimit të G7 në Itali

Lufta në Ukrainë dhe kriza në Lindjen e Mesme në qendër të takimit të G7 në Itali

Qytetet italiane të Fiuggi dhe Anagni do të kthehen në një teatër të diplomacisë ndërkombëtare për dy ditë, teksa presin takimin e Ministrave të Jashtëm të G7.

Është takimi i dytë i Ministrave të Jashtëm të G7 që do të mbahet në Itali në vitin 2024 dhe samiti i parë pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së.

Bëhet e ditur se kthimi i kandidatit republikan parashikon skenarë që nuk janë shumë të mirë, por vendet e G7 janë të prirura të tregojnë se shpresojnë të mbajnë lidhje të forta me Uashingtonin.


“Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë kryesor në promovimin e stabilitetit ndërkombëtar në botë”, tha zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani në një samit në Bruksel.

Tajani deklaroi se ishte e nevojshme që BE të marrë drejtimin ndërkombëtar dhe të jetë më autonome, ndërsa punon për të mbajtur administratën e re Trump të përkushtuar ndaj partneritetit transatlantik.

Siç raportohet, në tryezën e G7 në Lacio janë çështjet e mëdha ndërkombëtare.

Pesë sesionet do të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme dhe krizën serioze humanitare në Gaza, ekuilibrin politik në Indo-Paqësorin dhe luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ukraina në tryezën e G7: “Mbështetje dhe afërsi me Kievin”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha do të jetë i pranishëm në takimin në Fiuggi dhe Anagni, siç njoftoi kreu i Farnesina javën e kaluar në margjinat e Forumit të Biznesit Itali-Ukrainë.

“Pas 1000 ditëve luftë, me dhjetëra mijëra të vdekur në të dy frontet për shkak të një zgjedhjeje të keqe të presidentit rus Vladimir Putin, si vendi kryesues i G7 ne donim të promovonim një deklaratë mbështetjeje dhe afërsie me Kievin nga krerët e qeverive”, tha Tajani.

“Ne jemi dëshmitarë të një ofensive shumë të dhunshme ruse dhe jemi të sigurt se kjo afërsi me popullin ukrainas është e rëndësishme”, shtoi ai.

Prioritet kriza në Gaza 

Sipas Tajanit, kriza në Lindjen e Mesme është prioritet për presidencën italiane.

“Ne duhet ta mbajmë dialogun të hapur me të gjithë aktorët, duke u kërkuar atyre të përmbahen dhe të punojnë drejt një armëpushimi në Gaza dhe Liban dhe lirimin e pengjeve”, tha zëvendëskryeministri italian.

Bëhet e ditur se Tajani këmbëngul në nevojën për të vazhduar mbështetjen e misionit UNIFIL.

Ndërsa, për Farnesina është e nevojshme “të promovohet një horizont politik i besueshëm për rajonin që garanton paqen dhe sigurinë”.

Ndryshe, qëllimi i ministrave nga Italia, Kanada, Franca, Gjermania, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja është të forcojnë rolin e G7-ës në kontributin në stabilitetin ndërkombëtar dhe gjetjen e zgjidhjeve për krizat globale.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në punën e grupit.

Gjithashtu janë planifikuar diskutime për stabilitetin e Indo-Paqësorit, tregtinë me Kinën dhe situatën në Gjeorgji pas zgjedhjeve të fundit.

Për ministrin e Jashtëm italian, është e nevojshme të “mbahet një dialog i hapur konstruktiv me autoritetet gjeorgjiane, duke kërkuar në të njëjtën kohë qartësi për parregullsitë e raportuara gjatë votimit”.

Seancat do të përfundojnë të martën pasdite me një konferencë për media në të cilën do të prezantohen deklaratat përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori