LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester Unitedi për herë të dytë brenda pak viteve ndërsa tani detaje të reja janë zbuluar që ilustrojnë prishjen e raporteve të tij me Erik Ten Hag.

Ronaldo kaloi dy periudha të ndryshme në ‘Old Trafford’, e para e cila zgjati mes viteve 2003 dhe 2009 atëherë kur ai u bë lojtari më i mirë në botë dhe më pas u largua për 80 milionë euro tek Real Madridi.

Periudha e tij e dytë tek Unitedi nuk shkoi aq mirë sa pritej, pasi Ronaldo iu ribashkua atyre nga Juventusi në vitin 2021.


Përkundër faktit se shënoi 24 gola në sezonin 2021/2022, pati një prishje totale të raporteve mes portugezit dhe teknikut holandez.

Pas një interviste që bëri bujë të madhe me Piers Morgan aty ku Ronaldo kritikoi disa aspekte të ndryshme të klubit dhe Ten Hagut, kontrata e lojtarit u shkëput me marrëveshje të dyanshme.

Ronaldo më pas u transferua në Arabi tek Al-Nassr, aty ku vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite dhe ka 68 gola në 75 ndeshje.

Tani detaje të reja janë zbuluar mbi atë se çfarë e kishte shkaktuar ftohjen e raporteve mes të dy palëve.

Sipas Manchester Evening News, fakti që Ronaldo mbante veshur një vath gjatë stërvitjeve ishte shkaktar i një përplasje mes palëve, pasi Ten Hag i kishte bërë me dije lojtarëve se nuk janë të lejuar që të mbajnë bizhuteri.

Kishte një ndryshim të politikës në krahasim me trajnerët e tjerë të Ronaldos tek Unitedi, Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick dhe ishte diçka që shkaktoi një problem./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Goli i Shaqirit kualifikon tutje Baselin në Kupën e Zvicrës

Ligat tjera
“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

“Të gjithë jemi të mërzitur me sjelljet e tij”, ish-legjenda e Real Madridit kritikon Viniciusin

La Liga
Arteta i dërgon një mesazh të qartë yllit të Arsenalit i cili rrezikon ta humbasë vendin në formacion

Arteta i dërgon një mesazh të qartë yllit të Arsenalit i cili rrezikon ta humbasë vendin në formacion

Premier League
“Unë mund ta shoh kualitetin”, Flick me fjalë të mëdha për ekipin e tij pas fitores ndaj Gironës

“Unë mund ta shoh kualitetin”, Flick me fjalë të mëdha për ekipin e tij pas fitores ndaj Gironës

La Liga
Real Madridi do t’i konsiderojë ofertat për yllin e skuadrës, por vetëm me një kusht

Real Madridi do t’i konsiderojë ofertat për yllin e skuadrës, por vetëm me një kusht

La Liga
Rabiot më në fund po bëhet me ekip të ri pas largimit nga Juventusi

Rabiot më në fund po bëhet me ekip të ri pas largimit nga Juventusi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori