LAJMI I FUNDIT:

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

Real Madridi arriti të fitojë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim duke mposhtur me rezultat 2-0 Real Sociedadin.

Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti duket se nuk ka qenë plotësisht i bindur nga ky triumf i ekipit të tij.

“Ishte një lojë e vështirë. Ndoshta nuk e meritonim të fitonim sepse Real Sociedad luajti shumë mirë dhe shtyu fort, por ne u mbajtëm dhe vuajtëm”.


“Fillimi ishte i vështirë. Ata bënë presion shumë të mirë, por ne ishim gjithmonë në gjendje të gjenim lojtarin e lirë. Jam i kënaqur me fitoren, por duhet të jemi kritikë nëse duam të përmirësohemi.”

‘Los Blancos’ me të vërtetë patën fat, pasi Sociedad goditi shtyllën disa herë në të dyja pjesët, duke e lënë Thibaut Courtois të shtangur.

Real Madridit iu deshën gjithashtu dy penallti për të vulosur fitoren dhe për të ngushtuar diferencën me Barcelonën që nesër (e diel) luan ndeshjen e saj ndaj Gironës.

Madrilenët do të rikthehen në aksion sërish të martën, ku do të presin në ‘Santiago Bernabeu’ ekipin gjerman Stuttgart në kuadër të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

La Liga
Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Premier League
Kalo në kategori