LAJMI I FUNDIT:

“I kemi studiuar pikat e forta të tyre”, Ramadani shpreson në rezultat pozitiv ndaj Ukrainës

“I kemi studiuar pikat e forta të tyre”, Ramadani shpreson në rezultat pozitiv ndaj Ukrainës

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, është deklaruar për media para ndeshjes që Shqipëria do ta luajë nesër (e shtunë) ndaj Ukrainës në kuadër të Ligës së Kombeve me fillim nga ora 20:45.

Ramadani ka thënë se atmosfera brenda ekipit është fantastike ndërsa shpreson që të marrin një rezultat pozitiv.

“Atmosfera e ekipit është fantastike, jemi shumë të përqendruar. Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera e grupit është e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, e dimë pikën e fortë. Shpresoj që nesër të marrim rezultat pozitiv”.


“Ne kur jemi në ekip jemi profesionist. Gjithmonë përqendrohemi maksimalisht që të japim maksimumin. Jemi të përqendruar për të bërë një ndeshje shumë të mirë”.

“Ne kemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë çfarë kundërshtari na pret nesër. Jemi të përqendruar për të dhënë maksimumin dhe për të marrë rezultat pozitiv”.

“Lojtarët e rinj janë përshtatur mirë, janë duke bërë mirë në stërvitje si gjithë ne. Forca jonë është grupi, jemi ekip cilësor, do të bëjmë gjithçka për të arritur në krye të grupit.”

“Në Evropian luajtëm me kundërshtarët më të fortë. Ishte një nivel shumë i lartë. Kemi fituar më shumë eksperiencë. E dimë si mund të luajmë së bashku. Kjo do të na shërbejë për kualifikueset e Ligës së Kombeve dhe Botërorit”.

“Evropiani ishte një kompeticion i vështirë për ne, kishte ekipe të forta. Niveli i përqendrimit tonë në grup ishte i lartë. Ne jemi të përgatitur , kemi më shumë eksperiencë. Nesër do të tregojmë lojën tonë dhe tregojmë që jemi një ekip i mirë”, u shpreh Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

William Gallas tregon lojtarin të cilin Arsenali është dashur ta transferojë këtë verë

Premier League
Kalo në kategori