LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dhe Arsenali në ‘luftë’ për yllin e Atalantas

Liverpooli dhe Arsenali në ‘luftë’ për yllin e Atalantas

Liverpooli dhe Arsenali po shqyrtojnë një ofertë befasuese për të nënshkruar me ish-yllin e Evertonit, Ademola Lookman, përpara se të mbyllen afati kalimtar i transferimeve të verës.

Reds nuk kanë përfunduar ende asnjë nënshkrim të përhershëm këtë verë, megjithëse janë afër arritjes së një marrëveshjeje për portierin e Valencias, Giorgi Mamardashvili.

Ndërkohë, Arsenali ka sjellë mbrojtësin Riccardo Calafiori nga Bologna pasi ai bëri përshtypje të madhe teksa luante për Italinë në Euro 2024.


Ata duket se janë afër sigurimit të një marrëveshjeje të dytë, me presidentin e Real Sociedad që thuhet se ka fluturuar për në Londër për të negociuar një transferim për mesfushorin spanjolle, Mikel Merino.

Tani, sipas gazetarit të njohur italian, Alfredo Pedulla, Liverpooli dhe Arsenali po synojnë një lëvizje për të njëjtin lojtar.

Pretendohet se sulmuesi i Atalantas, Lookman është në radarin e të dyja klubeve, pas shkëlqimit të tij në Serie A dhe Ligën e Evropës sezonin e kaluar.

Reprezentuesi i Nigerisë shënoi një het-trik në fitoren e Atalanta ndaj Bayer Leverkusen 3-0 në finale – duke u bërë lojtari i parë që shënon tri gola në një finale evropiane që nga viti 1969.

26-vjeçari, i cili ka lindur në Wandsworth, hyri në akademinë e të rinjve të Charlton dhe bëri mjaft përshtypje duke u nënshkrua nga Everton në janar 2017.

Ai shënoi në debutimin e tij në një fitore 4-0 ndaj Manchester Cityt, por nuk do të shënonte asnjë gol tjetër në Ligën Premier gjatë kohës së tij te Toffes.

Pas një huazimi të suksesshëm me RB Leipzig në sezonin 2017/18, Lookman iu bashkua atyre në mënyrë të përhershme në verën e vitit 2019, përpara huazimeve në Fulham dhe Leicester City.

Ai iu bashkua Atalantës në vitin 2022 dhe shënoi 24 gola në dy sezonet e fundit të Serie A.

Sipas Pedulla, Arsenali ka ofruar 50 milionë euro për të nënshkruar me Lookman, që është më pak se vlerësimi i Atalantës rreth 65-70 milionë euro.

Mbrojtësi Jakub Kiëior mund të përfshihet si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi, ndërsa Liverpooli gjithashtu vlerësohet me një interes për anësorin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Premier League
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

La Liga
Liga Premier lëshon një deklaratë zyrtare – shpjegohet arsyeja pse Rice u përjashtua me të kuq

Liga Premier lëshon një deklaratë zyrtare – shpjegohet arsyeja pse Rice u përjashtua me të kuq

Premier League
Hansi Flick ‘i qon në qiell’ lojtarët e Barcelonës pas debaklit që i shkaktuan Valladolidit

Hansi Flick ‘i qon në qiell’ lojtarët e Barcelonës pas debaklit që i shkaktuan Valladolidit

La Liga
Kalo në kategori