LAJMI I FUNDIT:

“Do ma blesh një Ferrari” – fansi e ngacmon Dafina Zeqirin gjatë performancës në një koncert

“Do ma blesh një Ferrari” – fansi e ngacmon Dafina Zeqirin gjatë performancës në një koncert

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë shumë aktive me mbrëmje e koncerte.

Ajo thuajse gjatë gjithë verës ka qenë e zënë duke mbajtur koncerte gjithandej trojeve shqiptare.

E tashmë është bërë traditë që fansat të bëjnë kërkesa për të marrë vëmendje në rrjete sociale.


Foto: Screenshot/TikTok

Një djalë që ishte i pranishëm në audiencë i ka kërkuar artistes që t’ia blejë një ‘Ferrari’.

Bukuroshja shihet duke qeshur dhe i thotë se do t’ia blejë dy, e më pas vazhdoi me performancën.

Kjo për shkak se Dafina vetëm pak javë më parë e befasoi të dashurin për ditëlindje duke ia blerë një ‘Ferrari’.

Sidoqoftë, situatat e tilla fliten vazhdimisht e shpërndahen në platforma të ndryshme. /Telegrafi/