Dafina Zeqiri, këngëtarja e super hiteve tashmë ka bërë që emri i saj të dëgjohet në gjithë botën.
E nisi si një “Supernova” në tregun muzikor shqiptar, ndërsa e tillë, shpërthyese ajo po vazhdon suksesin edhe jashtë vendit.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Dafina tregon për suksesin e arritur jashtë kufijve me projektin e saj “Four Sesons”, si dhe projektet tjera që pritet ta ndriçojnë atë në rrugën drejt suksesit.
Si ia doli të depërtojë në tregun ndërkombëtar? Cilat janë planet që ka për të ardhmen dhe çfarë statusi mban aktualisht? Të gjitha këto, i rrëfen vet këngëtarja në një intervistë ‘pa doreza’ për Telegrafin…
Dafina, “Four Sesons” duket se ishte një hap i mbarë për ju drejt tregut ndërkombëtar. Sa jeni e lumtur për suksesin e këtij projekti gjigant që sollët para disa muajsh?
Jam shumë e kënaqur me këngën dhe po ashtu videoklipin e “Four Seasons”. Rick Steel, menaxher dhe producent ekszekutiv, dhe unë kemi qenë në një studio në Miami kur duke i dëgjuar disa instrumentale, ajo e “Four Seasons” na pëlqeu shumë dhe menjëherë lindi ideja të shkruajmë një tekst për katër stinët dhe si emocionet, ashtu dhe ndjenjat tona ndryshojnë bashkë me katër stinët.
Sa gjatë keni punuar rreth këngës “Four Sesons”? Dhe si arritët ta “rrëmbeni” në klip reperin e famshëm French Montanan?
Ne kemi punuar një ditë rreth këngës “Four Seasons”. Rick Steel është po ashtu producent ekszekutiv dhe shok i afërt i French Montanes që prej 10-15 vitesh. Unë e njoh Frenchin (Karim emri original), që katër vite dhe jemi lidhur si familje shkaku i bashkëpunimit dhe relacionit të tij me Rick Steel. Po ashtu i pëlqen zëri im dhe më ka suportuar që nga dita e parë që më dëgjoi duke kënduar në studio. Ai me kënaqësi mori pjesë në videoklip dhe priten bashkëpunime të tjera mes nesh.
“Four Sesons” është renditur lartë në disa top lista, madje në 25 këngët e sugjeruara nga VEVO. Sa ju bën të lumtur ky fakt dhe si jeni ndjerë kur keni parë që kënga po pëlqehet kaq shumë?
Kam qenë shumë, po shumë e kënaqur! Sidomos sepse unë bashkë me ekipin në Amerikë punojmë në mënyrë të pavarur dhe RNB është muzika e cila fle në shpirtin tim. Jam e nënshkruar në një etiketë të pavarur të quajtur nocion, ne ende nuk jemi në bashkëpunim me ndonjë “Major Label”.
Cili është projekti juaj i radhës pas këngës “Four Sesons”?
Është një këngë më ritmike, po ashtu këtë këngë e kemi punuar bashkë unë dhe Rick Steel, pra tekstin dhe muzikën në Miami. Në të njëjtën kohë që e incizuam edhe “Four Seasons”.

Dafinë, aktualisht ndodheni në Amerikë? Na thuaj me çfarë po merresh më shumë atje dhe a po të mungon Kosova?
Aktualisht jam në përfundim të EP (Mini-Album/Pre-Album) dhe po merrem me palestër, studio dhe ushtrime të vokalit. Dhe Kosova më mungon gjithmonë, këtë herë më shumë se kurrë sepse s’kam qenë aq larg Kosovës më shume se dy muaj.
A do të jetë Dafina verës e pranishme në Kosovë për të bërë pushime dhe për të mbajtur koncerte, apo do të vazhdojë të qëndrojë në SHBA?
Ka shanse që vi në Kosovë për pushime, nuk e di ende sigurt por me gjithë dëshirë në qoftë se më vjen mundësia do vi në Kosovë! Në qoftë se vi, ka mundësi që e organizoj ndonjë koncert me ekipin tim “Moneyz”.
Jeni veçuar shpesh për mënyrën e të kënduarit live. Sa ju pëlqen të interpretoni live dhe sa ka rëndësi këndimi live sipas jush për një këngëtar?
Këndimi live ka rëndësi shumë, sepse live tregon kualitetin çfarë e posedon dhe pse publiku/fansat e tu të vlerësojnë me gjithë shpirt. Mu më pëlqen të perfomoj live gjithmonë!
Po në jetën private si ndjehet Dafina? E përmbushur?
Ndihem shumë më mirë se kurrë… por familja më mungon shumë!
Keni thënë shpesh herë se keni një lidhje shumë të veçantë me nënë dhe motrën tuaj? Sa të mbështesin ato dhe a arrin që të kalosh kohë të mjafuteshme në valën e shumë angazhimeve që i ke?
Ka mbi pesë muaj që s’i kam parë motrat dhe mamin dhe gjithmonë më mungojnë shumë! Mbështetja e tyre është gjithmonë shumë e fuqishme dhe ata e kuptojnë prej që kam qenë e vogël që kam qejf të punoj shumë dhe nuk dorëzohem asnjëherë kur kam dëshirë të arrij diçka në jetën time.
Sa harxhoni kohë në rrjetet sociale dhe a ndjeni varshmëri nga to?
Mundohem të merrem me fansa sa më shumë që të mundem edhe pse kur kam punë shumë është vështirë, edhe pse nganjëherë marr pauza që të marrë kohë për vetveten sepse çdo njëri ka nevojë për pushim fizik dhe mental.
Me cilët prej kolegëve ke më shumë afrimitet, dhe ke kontakt me ta edhe kur nuk je pranë tyre?
Janë disa edhe pse mendoj që s’ka nevojë me i përmend emrat sepse ata e dinë cilët janë.
A është gati “Supernova” e dikurshme tashmë të shpërthejë në tregun ndërkombëtar?
“Supernova” (qesh) është përgatitur mirë dhe është shumë gati për tregun ndërkombëtar!
Me cilin nga yjet ndërkombëtarë do donit të bëni një bashkëpunim?
Pasi vetëm kam bashkëpunim me French Montanen në videoklip dhe në albumin e radhës të tij. Është pyetje e vështirë sepse ka shumë artistë të cilët i vlerësoj shumë dhe kisha pas dëshirë të bashkëpunoj me ta në të ardhmen.
“Five Star Fitnes”, fitnesi i cili pati shumë sukses me fytyrën tënde. Sot e shohim një fytyrë tjetër, je ende pjese e tij?
Para shumë vitesh kur ushtruam në një Fitness GYM në Prishtinë unë dhe dy shokë të mij, lindi ideja që të kemi një fitnes tonin një ditë (ata me dije që unë kam një pasion të madhe për palestër dhe gjithmonë dëshirë ta hapi një biznes jashtë muzikës). Mbas plot takimeve, dhe plane vendosim që pjesa ime (puna për në fitnes) ishte marketingu, të jem fytyra e fitnesit dhe e involvuar brenda: rregulla, punëtorë, trajnerë personalë, takime etj.) ku unë isha pjesë e fitnesit së bashku me katër persona tjerë, ashtu mendova unë dhe më thanë që jam. Puna ime e cila më ka kushtuar shumë kohë dhe cilën arrita me përfundu pa gjumë dhe me shumë sukses, në fund nuk u vlerësua edhe aq nga “kolegët” e mi. Por sigurisht fitnesi mbetet ndër dëshirat e mija më të mëdha. Në fillim s’pata dëshirë të flas, të jem e hapur për këtë punë sepse s’kisha kontratë, por në fund vendosa të flas me ju dhe që ta dijnë edhe fansat, të mësohen nga gabimi im dhe besimit të madh ndaj rrethit, ndaj ju them – “Sigurohu që çdonjëri në ‘varkën’ tënde është duke lundruar me ty, jo duke shpuar vrima”.
Dafina, faleminderit shumë për intervistën. Do të shtosh diçka për fund. Cila do ishte porosia jote për lexuesit e Telegrafit?
Ndiqni ëndrrat, mos vareni nga askush, luftoni që të arrini atë që doni. E juaja, Dafina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shkurta Haxhiu: Asgjë nuk mund ta evitojë atë që fati të ka përcaktuar

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së: Intervistë me shkas e me shkak

Shkencëtarja Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj për çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë” në Graz: Shkencën dhe mjekësinë i ndjej në shpirt

Shpërthimet jehojnë në të gjithë Bagdadin shkaku i raketave të lëshuara në drejtim të ambasadës amerikane

Hidhet shorti për Copa America 2024, Brazili në ‘grupin e vdekjes’

Dyqind aeroplanë me pajisje ushtarake aterrojnë në Tel Aviv

Golashënuesi i tretë më i mirë në Evropë transferohet te Milani për vetëm 17.5 milionë euro?

Kanë investuar miliona, por mbesin amator dhe qesharak: Penalltia e shkaktuar në Arabinë Saudite bën xhiron e botës

Dënohet me burg aktorja Rudina Dembacaj, falsifikoi nënshkrimin e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Kanë investuar miliona, por mbesin amator dhe qesharak: Penalltia e shkaktuar në Arabinë Saudite bën xhiron e botës

A po rrezikon SHBA të përfshihet në një luftë tjetër – kësaj radhe në Amerikën e Jugut?

Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

“Do të doja ta shihja te Barcelona” – Suarez ia thotë në sy dëshirën e tij sulmuesit të ri të Real Madridit

Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Çfarë dihet për "kampet e vuajtjeve" që fshehin sekretin më të errët të Koresë së Veriut?