Qeveria për katër vjet ka ndarë rreth 30 milionë euro për Trepçën, kritikon ish-ministri i Financave
Rreth 30 milionë euro janë ndarë për ndërmarrjen publike Trepça nga Qeveria e Kosovës në katër vitet e fundit.
Para pak ditësh, qeveria aktuale ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, të cilët kanë mbetur pa i marrë ato tash e tre muaj.
Ndonëse kjo ndërmarrje do të duhej të kontribuonte në prodhim për vetëfinancim dhe në mbushjen e buxhetit të Kosovës, por për shkak të menaxhimit të dobët, qeveria është e detyruar ta mbështesë atë financiarisht.
Kështu vlerëson ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, derisa potencon se pushteti aktual ka dështuar në menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
Derisa rendit disa nga dështimet e qeverisë Kurti gjatë këtij mandati, Shatri thekson se menaxhmenti, bordi drejtues dhe udhëheqja ekzekutive janë ndërruar disa herë, me qëllim siç tha a emërimin e simpatizantëve të partisë në pushtet në këto pozita.
“Është një neglizhencë, një dështim i pastër i qeverisë në menaxhimin me ndërmarrje publike, në këtë rast edhe me Trepçën si ndërmarrje me status të veçantë, sepse ata kanë premtuar se posa të vijnë në pushtet Trepça do të jetë një prej burimeve kryesore që do të ndikojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik, në rritjen e produktit shoqëror të Kosovës. Kurse, pas tri katër viteve qeverisje, me menaxhim të keq që i kanë bërë kësaj ndërmarrje, kanë dështuar edhe tash në vend se t’i kontribuojë buxhetit të Kosovës me kontributet, taksat, tatimet, produktin që e jep, punësim e të tjera, tani duhet qeveria të ndajë mjete të gatshme nga buxheti i Kosovës që t’i plotësojë humbjet e kësaj kompanie. Pra, kryekëput janë produkt i menaxhimit jo të mirë të kësaj ndërmarrje…Disa herë i kanë ndërruar menaxhmentin, bordin drejtues, udhëheqjen ekzekutive, duke kërkuar për të emëruar njerëz partiakë, që janë simpatizantë të partisë në pushtet e jo njerëz që janë të profesionit”, thotë Shatri.
Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, nga Zyra për Komunikim me Publikun në ndërmarrjen Trepça, bëjnë të ditur se në vitin 2021 qeveria e Kosovës ka ndarë afro 8 milionë euro, e njëjtë edhe në vitin 2022.
Ndërkaq, në vitin 2023 kishte ndarë mbi 8 milionë euro dhe 4 mbi milionë euro para pak ditësh.
Ndërsa, nga Ministria e Financave nuk janë përgjigjur për KosovaPress se mbi çfarë baze ligjore dhe qëllimi vazhdon ta subvencionojë Trepçën. Madje në këtë mënyrë konsiderohet se disa ndërmarrjet publike kanë mbetur barrë për Qeverinë.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi ka thënë për KosovaPress se e kanë mirëpritur këtë vendim për ndarje të mjeteve nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, ani pse sipas tij është i vonuar.
Sipas Januzit mjetet prej 4 milionë euro, për të cilat qeveria e Kosovës i ka ndarë, do të mbulojnë nevojat për paga të minatorëve deri në dhjetor të këtij viti.
Ndërkaq, Shatri për KosovaPress potencon se dështimet me të rënda qeveria aktuale i ka bërë në sferën e zhvillimit ekonomik. Sipas tij, ka ngecje drastike në ndërtimin e infrastrukturës ekonomike, rritjen e pagave dhe ngritjen e standardit jetësor.
“Në të gjitha fushat ky mandat qeverisë është i dështuar. Por, dështimet më të rënda dhe më me pasoja janë dështimet në sferën e zhvillimit ekonomik. Këto janë dështime drastike të cilat vendin e kanë stagnuar për tri katër vite, nuk ka asnjë lëvizje as ndërtim të infrastrukturës ekonomike, as të infrastrukturës normale të jetës së përditshme, as në ngritjen e standardit jetësor, as në rritjen e pagave, as në punësim. Ka vetëm efekte të egzot, tepër të rënda. Mbi 200 mijë njerëz brenda 2-3 viteve, kryesisht të rinj kanë dalë jashtë vendit për shkak se kanë humbur shpresën që mund të bëjnë një jetë normale…Investimet e huaja janë në rënie…Eksporti nuk është duke u balancuar me importin, por diferenca po rritet dhe ndryshimi mes importit dhe eksportit, po e shohim sipas të dhënave statistikore, është thelluar”, potencon Shatri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se cila është limuzina e re më e shitur në Kosovë?
Gjobitet KESCO, shkeli privatësinë e qytetarëve gjatë shpërndarjes së faturave
Je pa punë ose po kërkon punë të re? Shfleto konkurset e reja
Blej produkte online nga brendet Yves Saint Laurent, Lancome dhe Biotherm dhe fito dhurata
Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro
Dhurata për të gjithë fëmijët në Mega Family Weekend në CineStar me 24 dhe 25 gusht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’
Iu ndalua hyrja në aeroplan veç pse foli shqip, Bebe Rexha thotë se ka mbërritur në shtëpi mirë
"Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian
Policia italiane në Shqipëri, të martën marrin në dorëzim Gjadrin dhe Shëngjinin
Afrim Gashi konfirmoi se dje ka udhëtuar në Kosovë
Vedat Muriqi ia 'terron' Thiabut Courtois, 'Pirati' gjen sërish golin ndaj Real Madridit