LAJMI I FUNDIT:

“Ishte i vogël”, Bebe Rexha shkakton të qeshura para ‘gazetarëve’ në klipin e saj të ri

“Ishte i vogël”, Bebe Rexha shkakton të qeshura para ‘gazetarëve’ në klipin e saj të ri
Foto: Bebe Rexha/TikTok

Artistja botërore me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka nxjerr së fundmi në treg këngën dhe klipin e saj më të ri “I’m The Drama”.

Një nga skenat më tërheqëse të klipi, është ajo ku 34-vjeçarja me balerinët e saj kanë improvizuar një skenë konference për media, ku shihen secili duke vallëzuar.

E para se të publikonte klipin, këngëtarja e njohur për humorin e saj, ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video nga prapaskenat e xhirimeve në llogarinë e saj zyrtare në TikTok.


Ajo pyet fansat nëse ka ndonjë që mund të lkexojë buzët e sa dhe të dëshifrojë se çfarë po thotë në atë “konferencë të improvizuar për media”, dhe fasnsat e vëmendshëm zbuluan se ajo po thoshte “Ishte shumë i vogël”.

@beberexha Demure? I dont know her 💅🏼 I’M THE DRAMA MV OUT TOMORROW 8/15 9am PST 🖤 #Drama ♬ I’m The Drama – Bebe Rexha

Madje edhe gjestikulatura e saj me gishtërinj e vërteton se ajo po thoshte të njëjtën gjë para gazetarëve, të cilët në fakt ishin statistët e klipit.

“I’m The Drama” përndryshe është pritur tejet mirë nga publiku dhe mendohet të jetë një nga këngët e albumit të saj të katërt në ardhje, titulli i të cilit nuk është zbuluar ende, njashtu dhe koha kur pritet të publikohet. /Telegrafi/