LAJMI I FUNDIT:

A jeni gati të ndryshoni stilin e jetës? Këto proteina janë çelësi!

A jeni gati të ndryshoni stilin e jetës? Këto proteina janë çelësi!

Në ditët e sotme, një stil jete i shëndetshëm është bërë më shumë se një trend, është një domosdoshmëri.

Dhe kur flasim për një jetë të shëndetshme, nuk mund të anashkalojmë rëndësinë e proteinave në ushqimin tonë të përditshëm.

Për të gjithë ata që kujdesen për ushqimin e tyre, eBukura ka sjellë në treg një gamë të gjerë proteinash që përmbushin nevojat dhe shijet e të gjithëve, qoftë ju që preferoni proteina shtazore apo jeni të përkushtuar ndaj një diete vegane.

eBukura ofron tri lloje të proteinave shtazore, të cilat janë një burim i pasur i aminoacideve thelbësore që trupi ynë ka nevojë për rritjen dhe riparimin e muskujve.

Këto proteina vijnë nga burime të kontrolluara dhe të cilësisë së lartë, duke siguruar që çdo konsumator të marrë maksimumin nga ushqimi që zgjedh.

Për ata që praktikojnë stërvitje intensive apo duan të forcojnë muskujt e tyre, këto proteina janë zgjedhja ideale.

Disa prej tyre mund ti gjeni më poshtë:

Whey protein 80% natyral 400 gr – Purasana

Kjo proteinë përbëhet nga 80% koncentrat i proteinës së hirrës. Kjo e bën atë një suplement proteinik për vegjetarianët, atletët rekreativë, të forcës dhe qëndrueshmërisë para ose pas një stërvitje.

Proteina e hirrës ndihmon në parandalimin e prishjes së muskujve dhe ruajtjen e lëvizshmërisë me kalimin e moshës dhe është e përshtatshme për këdo që është apo dëshiron të rrisë marrjen e proteinave. Po ashtu, është burim shumë i pasur me aminoacide dhe absorbohet shumë shpejt nga trupi.


Whey protein 73% vanilla flaour 400 gr – Purasana

Pasi që trupi njerëzor ka nevojë për proteinë për të mbështetur shëndetin e muskujve dhe kockave, proteina e Whey me shije vanilje nga Purasana përmban të gjitha aminoacidet esenciale që trupi ka nevojë, të cilat kontribuojnë në ruajtjen dhe rritjen e masës muskulare.

Për një shije të këndshme, proteina Whey përmban ekstrakt vanilje dhe sheqer lulesë kokosi me një indeks glicemik të ulët. Përdoret lehtësisht thjesht shtoni 1 ½ lugë (25 g) të Whey me shije vanilje në lëngje të ndryshme si qumësht, smoothi,  ose jogurt.


Whey protein – Cacao flavour 400 gr – Purasana

Pluhuri i proteinës së whey nga Purasana, i prodhuar nga bagëti organike, është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë të pasurojnë dietën e tyre me proteina të larta cilësore. Ky pluhur jo vetëm që ndihmon në mbajtjen e masës muskulore dhe në ruajtjen e kockave në gjendje të mirë, por gjithashtu shquhet për shijen e tij të veçantë.

Shija e tij e mrekullueshme e çokollatës rrjedh nga përzierja perfekte e pluhurit organik të kakao dhe sheqerit të lules së kokosit, duke e bërë atë mjaft të pëlqyeshëm. Kjo kakao jo vetëm që shton shije, por është gjithashtu një burim i pasur i fibrave, magnezit dhe hekurit, duke e bërë këtë pluhur një shtesë të shëndetshme në çdo dietë.


Për ata që ndjekin një dietë vegane eBukura ofron dy lloje të proteinave bimore. Këto proteina janë të pasura me fibra dhe vitamina, dhe gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e një ambienti të shëndetshëm të brendshëm për trupin tuaj.

Ato janë perfekte për ata që duan të mbajnë një dietë të balancuar, duke përfituar energji të pastër nga burime natyrale dhe të qëndrueshme.

Më poshtë ju prezantojmë me dy llojet e tyre:

Vegan protein Frut & Veggie 360 gr – Purasana

Pluhuri i proteinave Fruta & Perime nga Purasana përmban vetëm përbërësit më të lartë cilësorë dhe është i certifikuar si vegan. Ky pluhur organik i proteinave është i lirë nga OMGJ-të (organizmat e modifikuara gjenetikisht), shtesat dhe alergjenët (gluteni, laktoza, gruri, soja dhe maja).

Pluhuri i proteinave është një kombinim i 28 perimeve dhe frutave të plotësuar me proteina bimore, dhe jo vetëm që është një burim i mirë i proteinave, por gjithashtu ofron vitamina A dhe C, kalcium, hekur dhe fibër, të cilat mbështesin sistemin imunitar dhe kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë.


Vegan protein soje 90% natyral 400 gr – Purasana

Pluhuri i proteinës së sojës nga Purasana, i bërë nga izolati i pastër i proteinës së sojës (90%) nga soja organike, ofron përmbajtjen më të lartë të proteinave në mes të pluhurave bimore.

Me një profil të balancuar të aminoacideve dhe një përmbajtje të ulët yndyre, ky pluhur është i pasur me L-Glutaminë për ndërtimin e muskujve, duke e bërë të përshtatshëm për veganët, vegetarianët dhe ata që janë intolerantë ndaj laktozës. Me shije neutrale, mund të përdoret në lëngje, smoothie, jogurt për mëngjes ose si shtesë në bukë dhe ëmbëlsira.


Nëse kërkoni të përmirësoni stilin tuaj të jetesës me produkte të shëndetshme dhe të kontrolluara, eBukura është destinacioni juaj ideal. Çdo produkt është i zgjedhur me kujdes për të siguruar që ju të merrni vetëm më të mirën për shëndetin tuaj.

Zgjedhjet e ndryshme të proteinave që ofrohen, të cilat përfshijnë si ato shtazore ashtu dhe ato vegane, janë dëshmia e përkushtimit për t’ju ofruar produkte që kujdesen për shëndetin tuaj, ndërsa ju japin edhe një shije të mrekullueshme.

Porositni online tani ose vizitoni dyqanin dhe zbuloni gamën e gjerë të proteinave të shëndetshme që do t’ju ndihmojnë të arrini objektivat tuaja të mirëqenies!

Për më shumë kontaktoni në:

Web: eBukura.com

Instagram: bukuraedheut

Facebook: bukuraedheut

Tel: 048 442 266