Nga 24 gushti fillon shitja e teksteve shkollore në Librarinë Dukagjini

Nga 24 gushti, të gjitha tekstet shkollore do të jenë në dispozicion për blerje fizikisht në pikat e Librarisë Dukagjini. Tekstet shkollore nuk do të shiten online, ndaj prindërit dhe nxënësit mund t'i sigurojnë ato duke vizituar njërën nga libraritë.
Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini ka bërë të ditura pikat ku do të mund të gjenden tekstet shkollore, si dhe oraret e punës për secilin lokacion.
Pikat ku mund t'i gjeni të gjitha tekstet shkollore janë:
1. Libraria qendër, pranë Sheshit "Nënë Tereza"
E hënë - e premte: 09:00-20:00
E shtunë - e diel: 10:00-19:00
2. Libraria në Pejë, përballë Hotel Dukagjinit
E hënë - e premte: 09:00-20:00
E shtunë - e diel: 10:00-19:00
3. Libraria në Prishtina Mall, kati i sipërm
E hënë - e diel: 10:00-22:00
4. Dukagjini Center, Lakrishte
E hënë - e premte: 09:00-19:00
E shtunë - e diel: 10:00-19:00
Me disa pika të shitjes në Prishtinë dhe Pejë, prindërit dhe nxënësit do të kenë mundësi të zgjedhin lokacionin dhe orarin që u përshtatet më së miri për blerjen e teksteve shkollore.



































