LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet dhe renditja pas javës së parë në Superligën e Kosovës – Ballkani e nis me fitore, Prishtina ndalet në start

Rezultatet dhe renditja pas javës së parë në Superligën e Kosovës – Ballkani e nis me fitore, Prishtina ndalet në start

Janë mbyllur katër nga pesë ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të javës së parë, ku nuk munguan golat dhe befasitë.

Llapi dhe Gjilani në një ndeshje të bukur, ndanë pikët duke barazuar me rezultat 1-1. Oltion Billali hapi ndeshjen, ndërsa Ahmet Januzi barazoi shifrat në fund.

Ferizaj arriti të mposht Feronkelin 74 me rezultat 2-1. Edon Sadriu dhe një autogol i Agron Bruqit  i dhanë fitoren ferizajasve, ndërsa goli i Hasan Hysenit vlejti vetëm për statistika.


Ballkani e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit, duke mposhtu Dukagjinin me rezultat 2-0. Dy golat në këtë ndeshje u shënuan nga  Queven.

Prishtina dhe Suhareka luajtën baras pa gola në “Fadil Vokrri” në një ndeshje ku ishin të pranishëm mbi 5 mijë shikues.

Ndeshja mes Dritës dhe Malishevës është shtyrë pasi që gjilanasit luajnë në mesjavë në garat evropiane.

Pas një jave, vetëm Ballkani dhe Ferizaj kanë nga tri pikë, ndërsa Llapi, Gjilani, Prishtina dhe Suhareka kanë nga një pikë. Pa pikë janë Feronikeli ’74 dhe Dukagjini.

Në javën e dytë do të përballen: Suhareka – Dukagjini, Malisheva – Ferizaj, Feronikeli 74- Llapi, Prishtina – Drita, Gjilani – Ballkani. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Si arritën SHBA-të të dalin e para në Paris 2024 - yjet amerikanë që shkëlqyen në Lojërat Olimpike

Si arritën SHBA-të të dalin e para në Paris 2024 - yjet amerikanë që shkëlqyen në Lojërat Olimpike

Sport
Ancelotti po tenton të realizojë një transferim befasues nga Manchester United

Ancelotti po tenton të realizojë një transferim befasues nga Manchester United

La Liga
Nico Williams thuhet se i ka thënë 'Po' transferimit te Barcelona

Nico Williams thuhet se i ka thënë 'Po' transferimit te Barcelona

La Liga
Debutimi i Calafiorit u tregoi tifozëve të Arsenalit se çfarë duhet të presin nga italiani

Debutimi i Calafiorit u tregoi tifozëve të Arsenalit se çfarë duhet të presin nga italiani

Premier League
Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

La Liga
Real Madridi dhe Barcelona fuqishëm në garë për yllin e Liverpoolit

Real Madridi dhe Barcelona fuqishëm në garë për yllin e Liverpoolit

La Liga
Kalo në kategori