LAJMI I FUNDIT:

Ferran Torres drejt rikthimit në Ligën Premier, Barcelona ia cakton çmimin e largimit

Ferran Torres drejt rikthimit në Ligën Premier, Barcelona ia cakton çmimin e largimit

Ferran Torres mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier pas dy viteve e gjysmë të kaluara te Barcelona.

Sulmuesi spanjoll nuk është një titullar i rregullt te katalunasit dhe largimi i tij nga Barca është mëse i mundur.

Newcastle Untied është duke bërë kërkuar transferimin e anësorit dhe tanimë ka kontaktuar edhe Barcelonën për të pyetur rreth çmimit të tij.


Tetë yjet që Barcelona dëshiron t’i largojë këtë verë – në mesin e tyre edhe De Jong
Lexo po ashtu Tetë yjet që Barcelona dëshiron t’i largojë këtë verë – në mesin e tyre edhe De Jong

Situata e Ferran Torres te Barcelona ka qenë e komplikuar. Me ardhjen e trajnerit të ri, Hansi Flick, është vënë në dukje se anësori nuk figuron në planet e trajnerit gjerman, gjë që ka përshpejtuar kërkimet e rrugës.

Edhe pse lojtari ka një kontratë deri në vitin 2025 dhe ndihet rehat në Camp Nou, klubi duhet të heqë qafe disa asete për të balancuar llogaritë e tij dhe për të krijuar vend për shtesa të reja.

Këta janë pesë lojtarët që Barcelona pritet t'i shes në ditët në vijim
Lexo po ashtu Këta janë pesë lojtarët që Barcelona pritet t'i shes në ditët në vijim

Newcastle United ka bërë një ofertë fillestare te Barcelona prej 15 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh që është hedhur poshtë.

Katalunasit i kanë bërë të qartë klubit anglez se do ta lejojnë largimin e Ferran Torres vetëm nëse vije një ofertë prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi dhe Barcelona fuqishëm në garë për yllin e Liverpoolit

Real Madridi dhe Barcelona fuqishëm në garë për yllin e Liverpoolit

La Liga
Jamie Carragher bën parashikim të çmendur për top 6-shen në Ligën Premier

Jamie Carragher bën parashikim të çmendur për top 6-shen në Ligën Premier

Premier League
Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

La Liga
Rrezikohet mbajtja e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 – Qeveria e Kosovës kërkon t’i organizojë vet ato, merr përgjigje negative

Rrezikohet mbajtja e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 – Qeveria e Kosovës kërkon t’i organizojë vet ato, merr përgjigje negative

Sport
Kaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra

Kaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra

Ndërkombëtare

"Slot Ball", tifozët e Liverpoolit me "duar në kokë" për stilin e lojës kundër Sevillas

Ndërkombëtare
Kalo në kategori