LAJMI I FUNDIT:

Guardiola bën një ankesë tejet të çuditshme pasi mposhti Man United në finale

Guardiola bën një ankesë tejet të çuditshme pasi mposhti Man United në finale

Manchester City ka fituar sot (e shtunë) Superkupën e Anglisë ose siç njihet ndryshe Community Shield duke mposhtur në finale rivalin lokal Manchester United.

Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, andaj u desh ekzekutimi i penalltive për t’u vendosur fituesi.

Më të saktë nga pika e bardhë u treguan ‘Qytetarët’ që arritën të triumfojnë me rezultat të përgjithshëm 7-6.


Pas përfundimit të ndeshjes, Guardiola pati një ankesë të çuditshme në drejtim të kompanisë e cila prodhon topat.

“Është si një tullumbace (topi). Më vjen keq që ata vendosën të luajnë me këtë top, por nuk është i mirë”, ka thënë Guardiola.

Nervozizmi i teknikut katalanas u pa shpeshherë gjatë kësaj ndeshje, pasi ai në disa raste ishte i zhgënjyer me mënyrën se si futbollistët e tij po e humbnin topin.

Megjithatë, ky problem duket se nuk ekzistonte për lojtarët e Man Cityt, pasi ata u treguan mjaft të saktë nga 11 metra, duke konsideruar se shënuan shtatë nga tetë penalltitë që i ekzekutuan.

Bernardo Silva ishte i vetmi i cili dështoi të shënojë nga pika e bardhë, por megjithatë City e fitoi Superkupën e Anglisë në fund për herë të parë që nga viti 2019./Telegrafi/