LAJMI I FUNDIT:

Guardiola sulmon Man United dhe Arsenalin pas shpenzimeve të mëdha që kanë bërë këtë verë

Guardiola sulmon Man United dhe Arsenalin pas shpenzimeve të mëdha që kanë bërë këtë verë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka sulmuar rivalët Manchester United dhe Arsenalin, duke pretenduar se bëhet lajm vetëm kur ekipi i tij shpenzon shuma të majme parash.

City që fitoi Ligën Premier sezonin e kaluar, ka pasur një verë relativisht të qetë deri më tani. Transferimi i Savios nga Troyesi është blerja e vetme, ndërsa ata kanë gjeneruar rreth 50 milionë euro përmes shitjeve të Taylor Harwood-Bellis dhe Liam Delap.

United dhe Arsenali ndërkohë kanë shpenzuar në total 150 milionë euro, me Leny Yoron që u transferua në ‘Old Trafford’ dhe Riccardo Calafiorin që la Bolognan për Londrën veriore.


Që të dyja ekipet po ashtu kanë bërë shitje, me ‘Djajtë e Kuq’ që shitën Mason Greenwood për 26 milionë euro ndërsa ‘Topçinjtë’ në anën tjetër vepruan njëjtë me Emil Smith Rowe.

“Po, për shumë vite e kanë bërë këtë, për shumë vite, por nuk është një lajm. Lajm është vetëm kur City shpenzon”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Natyrisht që jam i shqetësuar për shumë vite se sa të mirë janë ata. Sepse çdo vit ata po bëhen më të mirë e më të mirë”.

“Ju e shihni se Arsenali po luan në të njëjtin nivel si sezonin e kaluar, e pash ndeshjen ndaj Leverkusenit, ata janë fantastik”.

“Çdo vit duket më e vështirë. United do të rikthehet, e dini? Ata kanë transferuar lojtarë dhe të gjithë e duan kurorën që ne e kemi pasur për katër vite”, përfundoi tekniku katalanas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra

Kaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra

Ndërkombëtare
Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

Nuk kanë hapësirë në ekip, Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

La Liga
Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Kimmich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Bundesliga
Barcelona ka një opsion befasues për krahun e majtë të mbrojtjes

Barcelona ka një opsion befasues për krahun e majtë të mbrojtjes

La Liga
Klubi i Ligës Premier do ta fillojë sezonin mes ‘kërcënimeve’ se mund të marrin zbritje të pikëve

Klubi i Ligës Premier do ta fillojë sezonin mes ‘kërcënimeve’ se mund të marrin zbritje të pikëve

Premier League
Shqipëria arrin një tjetër sukses të madh, siguron medaljen e dytë olimpike në ‘Paris 2024’

Shqipëria arrin një tjetër sukses të madh, siguron medaljen e dytë olimpike në ‘Paris 2024’

Sport
Kalo në kategori