LAJMI I FUNDIT:

Dy ndeshje dy humbje, Ancelotti flet për formën katastrofale të Realit në miqësore

Dy ndeshje dy humbje, Ancelotti flet për formën katastrofale të Realit në miqësore

Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë në po aq ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi janë mposhtur nga Milani ditë më parë me rezultat 1-0, Los Blancos kanë humbur El Clasicon nga Barcelona me rezultat 2-1.

Trajneri italian i Realit, Carlo Ancelotti ka folur për këto humbje, duke thënë se nuk duhet të çmenden pasi janë ndeshje miqësore dhe po i mungojnë tetë lojtarë.


“Ne vazhdojmë në linjën e përgatitjes, duke i dhënë minuta të gjithëve. Nuk duhet të çmendemi, na mungojnë tetë lojtarë, rezultati apo taktikat nuk janë të rëndësishme, por dhënia e minutave që të gjithë të futen në ritëm dhe formë”, tha trajneri italian.

Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës
Lexo po ashtu Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës

“Tani nuk po mendojmë për taktikat, duam të japim minuta dhe t’i marrim ata që janë rikthyer në formë që të jenë në gjendje të mirë. Në nivel taktik do të fillojmë punën më 7 gusht”, tha Carlo Ancelotti.

Ai foli edhe për rikthimin e Vini Jr, duke thënë se ai do të luaj në ndeshjen e ardhshme ndaj Chelseat.

Barcelona fiton klasiken e parë të sezonit, mposht Real Madridin në Amerikë – spikatin yjet e akademisë
Lexo po ashtu Barcelona fiton klasiken e parë të sezonit, mposht Real Madridin në Amerikë – spikatin yjet e akademisë

“Vinicius ka ardhur në formë të mirë, mund ta shihni që ka punuar gjatë pushimeve. Courtois dhe Miltiao janë në gjendje të mirë dhe Rodrygo nuk ka luajtur sepse ishte pak i lodhur, le të shpresojmë se do të luajë 45 minuta kundër Chelsea”, shtoi.

“Lojtarët e rinj kënaqen dhe kjo na ndihmon t’i njohim më mirë. Nuk është e lehtë të luash në ekipin e parë dhe ata tregojnë cilësi dhe personalitet. Mario Martin mund të jetë në ekipin e parë, do të shohim se si do të përfundojë afati kalimtar, por ne mund të mbështetemi tek ai”, u shpreh Ancelotti. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës

Vetëm 13 minuta lojë, arsyeja që u ndërpre ndeshja mes Realit dhe Barcelonës

La Liga
Bayerni po përgatitë dy nënshkrime të reja, gati 80 milionë euro

Bayerni po përgatitë dy nënshkrime të reja, gati 80 milionë euro

Bundesliga
Imane Khelif reagon me lot në sy pas akuzave se është burrë: Padrejtësi e madhe, por Allahu është me mua

Imane Khelif reagon me lot në sy pas akuzave se është burrë: Padrejtësi e madhe, por Allahu është me mua

Boks
E trajtuan keq dhe e larguan, Braithwaite synon të bëhet pronar dhe të blejë aksionet e Espanyolit

E trajtuan keq dhe e larguan, Braithwaite synon të bëhet pronar dhe të blejë aksionet e Espanyolit

La Liga
Orari i Kosovës dhe stadiumet ku do të luajë në Ligën e Kombeve - E nisim dhe e përfundojmë në Prishtinë

Orari i Kosovës dhe stadiumet ku do të luajë në Ligën e Kombeve - E nisim dhe e përfundojmë në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Dera është gjithmonë e hapur”, Flick paralajmëron se mund ta mbajë top yllin në ekipin e Barcelonës

“Dera është gjithmonë e hapur”, Flick paralajmëron se mund ta mbajë top yllin në ekipin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori